im
Appearance
IM kal.
- E bëj diçka të imët, imtoj. Im leshin shprish leshin hollë e hollë.
IM pron.
- 1. Që më përket mua, pronari i të cilit jam unë, që e kam unë për vete. Libri (lapsi) im. Shtëpia (këmisha) ime. Këpucët e mia.
- 2. Që ka të bëjë me mua, që ka lidhje gjaku a gjinie, lidhje farefisnie a ndonjë lidhje tjetër të ngushtë me mua (edhe kur i drejtohemi dikujt me dashuri). Gjyshi (xhaxhai, kushëriri) im. Im atë (im bir, im vëlla, im nip). Ime bijë (ime motër, ime shoqe, ime kushërirë). Nëna (motra, e fejuara, gruaja) ime. Shoku (miku) im. Fëmijët (fqinjët) e mi. Bashkëpunëtorët (përkrahësit, të ftuarit) e mi. Nxënësit e mi. Drejtori (përgjegjësi, mësuesi) im. Eja, biri im! I dashuri shoku im! — Oh, nëna ime! Ia dhashë sime bije. Është e tim biri. Është shok me babanë tim. Punon në një ndërmarrje me nënën time.
- 3. Të cilit i përkas edhe unë, pjesëtar a anëtar i të cilit jam edhe unë, në të cilin bëj pjesë edhe unë; që e drejtoj unë, në krye të të cilit jam unë. Atdheu (qyteti, fshati) im. Lagjja (rruga) ime. Familja ime. Ndërmarrja (fabrika, shkolla, brigada, kompania, kooperativa) ime. Sektori (reparti, instituti) im. Kombësia (shtetësia) ime. Brezi im.
- 4. Që është përgatitur a është hartuar nga unë, që e bëj unë, që del a që krijohet së pari nga unë; që e ushtroj unë. Tregimi (romani, filmi, mendimi, plani) im. Vepra ime. Ligjërata (fjala, vepra) ime. Puna (mjeshtëria) ime. Gabimi (faji) im. Sipas mendimit tim.
- 5. Që e kam unë, që është tek unë; që më përket mua; që më karakterizon e më dallon mua; që lidhet me mua, që është a që bëhet për mua. Shtati (trupi, krahu) im. Koka (dora, këmba) ime. Flokët e mi. Zëri im. Pamja (sjellja) ime. Vullneti (nderi) im. Zotësia (aftësia, forca) ime. Bindja (dëshira) ime. Gëzimi im. Ditëlindja (fejesa, martesa) ime. Për të mirën time. Takimi im me shokët.
- 6. Që më pëlqen më shumë mua, që e dua më shumë se të tjerët. Vendi im i përditshëm. Kënga ime. Gjella ime më e mirë.
- 7. përd. em. m. IMI, MITË (të), f. IMJA, MIJAT (të). Njeri i afërt, me të cilin kam lidhje gjaku a gjinie, farefisnie ose lidhje të ngushta miqësie; njeri të cilin e dua dhe të cilit i besoj shumë. Një imi (një imja). Është imi (imja). Erdhën të mitë.
- 8. Përd. em. sipas kuptimeve 1-6 të përemrit pronor.