Jump to content

Interneti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ai është një rrjet i rrjeteve që përbëhet nga miliona rrjete private, publike, akademike, biznese, dhe qeveritare, me fushëveprim lokal deri në global, të lidhura nga një koleksion i gjerë elektronik, wireless, dhe teknologjitë e rrjeteve optike. Interneti mbart një gamë të gjerë të burimeve të informacionit dhe shërbimeve, të tilla si dokumentet e ndërlidhura hypertext dhe aplikacionet e World Wide Web (WWW), posta elektronike, telephony, dhe rrjetet peer-to-peer për file sharing.

Origjina e internetit daton herët në hulumtimin e autorizuar nga qeveria federale e Shteteve të Bashkuara në vitet 1960 për të ndërtuar rrjete kompjuterike të fuqishme për komunikim me tolerancë të defekteve. Paraardhësi kryesor i rrjetit, ARPANET, fillimisht ka shërbyer si një shtyllë për ndërlidhjen e rrjeteve rajonale akademike dhe ushtarake në vitet 1980. Financimi i Rrjetit të Fondacionit Kombëtar të Shkencës si një shtyllë e re në vitet 1980, si dhe financim privat për zgjerimet e tjera komerciale, çoi në pjesëmarrjen në mbarë botës në zhvillimin e teknologjive të reja të rrjeteve, si dhe bashkimin e shumë rrjeteve. Lidhja e rrjeteve komerciale dhe ndërmarrjeve nga fillimet e viteve 1990 shënon fillimin e tranzicionit në Internetin modern, dhe gjeneroi një rritje të qëndrueshme eksponenciale duke parë që gjeneratat e kompjuterët institucional, personal, dhe telefonat u lidhën në rrjet. Interneti që ne e njohim dhe e përdorim në jetën e përditshme, u bë publik më 30 Prill të vitit 1993 ( 30.04.1993 )

Shumica e mediave tradicionale të komunikimit, duke përfshirë telefoninë, radion, televizionin, postën në letër dhe gazetat, riformësohen, ripërcaktohen, apo edhe anashkalohen nga interneti, duke sjellë në jetë shërbime të reja si emaili, telefonia në internet, televizioni në internet, muzika online, gazetat dixhitale dhe faqet e internetit të transmetimit të videove. Gazetat, librat dhe botimet e tjera të shtypura po përshtaten me teknologjinë e uebsajtit, ose janë riformuar në blogje, burime në internet dhe grumbullues lajmesh në internet. Interneti ka mundësuar dhe përshpejtuar forma të reja të ndërveprimeve personale nëpërmjet mesazheve të çastit, forumeve të internetit dhe shërbimeve të rrjeteve sociale. Blerja në internet është rritur në mënyrë eksponenciale për shitësit e mëdhenj, bizneset e vogla dhe sipërmarrësit, pasi u mundëson firmave të zgjerojnë praninë e tyre të "tullave dhe llaçit" për t'i shërbyer një tregu më të madh apo edhe për të shitur mallra dhe shërbime tërësisht online. Shërbimet nga biznesi në biznes dhe ato financiare në internet ndikojnë në zinxhirët e furnizimit në të gjitha industritë.

Interneti ka si të mirat po ashtu dhe të këqijat e tij. Përshembull ai na ndihmon për komunikimin kur ne jemi larg njëri-tjetrit. Ky ishte një ndikim i mirë i tij por e keqja e tij është se sa më shume kohë kalon aq më të varur po bëhen njerëzit ndaj tij.

123098Interneti është sistemi i rrjeteve kompjuterike të ndërlidhur që përdor Suitën e Protokollit të Internetit (TCP/IP) për të lidhur miliarda pajisje në të gjithë botën. Ai është një rrjet i rrjeteve që përbëhet nga miliona rrjete private, publike, akademike, biznese, dhe qeveritare, me fushëveprim lokal deri në global, të lidhura nga një koleksion i gjerë elektronik, wireless, dhe teknologjitë e rrjeteve optike. Interneti mbart një gamë të gjerë të burimeve të informacionit dhe shërbimeve, të tilla si dokumentet e ndërlidhura hypertext dhe aplikacionet e World Wide Web (WWW), posta elektronike, telephony, dhe rrjetet peer-to-peer për file sharing.


Pamje e disa rrugëve në një pjesë të Internet-it. Origjina e internetit daton herët në hulumtimin e autorizuar nga qeveria federale e Shteteve të Bashkuara në vitet 1960 për të ndërtuar rrjete kompjuterike të fuqishme për komunikim me tolerancë të defekteve[a].[1] Paraardhësi kryesor i rrjetit, ARPANET, fillimisht ka shërbyer si një shtyllë për ndërlidhjen e rrjeteve rajonale akademike dhe ushtarake në vitet 1980. Financimi i Rrjetit të Fondacionit Kombëtar të Shkencës si një shtyllë e re në vitet 1980, si dhe financim privat për zgjerimet e tjera komerciale, çoi në pjesëmarrjen në mbarë botës në zhvillimin e teknologjive të reja të rrjeteve, si dhe bashkimin e shumë rrjeteve. [2] Lidhja e rrjeteve komerciale dhe ndërmarrjeve nga fillimet e viteve 1990 shënon fillimin e tranzicionit në Internetin modern,[3] dhe gjeneroi një rritje të qëndrueshme eksponenciale duke parë që gjeneratat e kompjuterët institucional, personal, dhe telefonat u lidhën në rrjet.

Interneti ka si të mirat po ashtu dhe të këqijat e tij. Përshembull ai na ndihmon për komunikimin kur ne jemi larg njëri-tjetrit. Ky ishte një ndikim i mirë i tij por e keqja e tij është se sa më shume kohë kalon aq më të varur po bëhen njerëzit ndaj tij.Gjithashtu interneti per her te par u perdor ne shba gjate vitetve 1960-1961

Rrjete informative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

LAN (Local Area Network)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është sistem i rrjetës kompjuterike në të cilën kyçen/lidhen kompjuterët dhe pajisjet periferike të një zyre ose kompanie. Pajisjet gjenden në një distancë të vogël fizike .Kjo lidhje bëhet me qëllim të shfrytëzimit të përbashkët të burimeve, pra ndarjes së tyre (përshembull një printer përdoret prej disa shfrytëzuesve) Rrjeti lokal LAN përbëhet nga dy ose më shumë kompjutera të lidhur së bashku në një zonë të kufizuar përshembull rrjeti në shtëpi shkolla etj.

MAN (Metropolitian Area Network)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kur Kompjuterat që gjenden në distanca të mëdha janë të lidhur mes tyre përmes rrjetës kompjuterike, atëherë kemi të bëjmë me MAN. Shembull mund të jetë një kompani që zyrat i ka në dy qytete të largëta dhe shfrytëzuesit kanë mundësi që të bëjnë shkëmbimin e informatave nga të dy zyrat.

Një arkitekturë e rrjetit në të cilin çdo kompjuter në rrjet është ose klient ose server. Serverat janë kompjutera të fuqishëm të dedikuar për menaxhimin e disqeve, shtypsëve ose trafikun në rrjet. Serverat sigurojnë të dhënat për të gjithë kompjuterët që janë brenda rrjetit. Klientët në anën tjetër janë kompjuter personale (PC), në të cilët shfrytëzuesit i përdorin programet aplikative. Klientët lidhen në servera me qëllim të shfrytëzuesit të resurseve ,siç janë dosjet (file) dhe pajisjet për fuqi procesuese.

Puna e kompjutërëve të lidhur në grup (Workgroup)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Disa kompjutera të lidhur në rrjet paraqesin një grup punues. Në këtë rast shfrytëzuesit mund të bëjnë ndarjen e shtypësit, modemit, skanerit, por edhe të informatave të tyre nëpër kompjutera. Shfrytëzuesit mund t'u japin qasje shfrytëzuesve të tjerë në resurset e tyre. Workgroup i ka edhe të metat e veta, pasi që në rast të futjes të më shumë shfrytëzuesve në një kompjuter, ai do të ngadalësohet shumë, më pas siguria është më e vogël dhe në rast se gabohet në dhënien e të drejtave, mund te shkojë edhe deri të keqpërdorimet e ndryshme.

Rruga e krijimit të internetit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zanafilla e idesë për ndërtimin e rrjetit, që për ne është i njohur me emrin "internet" rrjedh nga koha e luftës së ftohtë në vitet ´60. Si iniciatorë të një rrjeti të tillë janë qarqet ushtarake të ShBA-së, të cilat sot nga disa prezantues në internet kritikohen për mbajtjen sekrete të internetit.

Që në fillim të viteve ´60, ushtarakët amerikanë mendonin se si t'i mbronin informatat e mbledhura edhe në rast të ndonjë sulmi atomik nga kundërshtarët. Si zgjidhje më e mirë e këtij problemi shihej një rrjet elektronik. Me këtë rrjet duhej që të dhënat e njëjta të regjistroheshin dhe të shpërndaheshin në kompiuterë që gjendeshin në largësi. Në rast ndryshimi apo futjes së të dhënave të reja, duhej që ndryshimet të bëheshin në të gjithë kompiuterët e lidhur në atë rrjet. Secili nga kompiuterët e lidhur duhej të komunikonte në disa lidhje me kompjuterët tjerë. Vetëm në këtë mënyrë ishte e mundur vazhdimësia e komunikimit në rast të shkatërrimit të ndonjërit nga kompjuterët, ose shkëputjes së ndonjë lidhjeje. Sidoqoftë, në vitin 1964 Forcat Ajrore të ShBA-së angazhojnë firmën RAND Corporation për ndërtimin e projektit të quajtur "Rrjeti i decentralizuar". Kjo firmë nuk u angazhua për atë që ne sot e njohim si paraardhës të internetit. Për shkak të shumë vështirësive, ky projekt nuk u realizua, kurse vetë ideja për një "rrjet të decentralizuar", ku bartja e të dhënave do të bëhej në formë paketash, mbeti në kokat zhvilluese.

Qendra shkencore Advance Research Projects Agency (ARPA), që nga viti 1958 shërbente për zhvillimin shkencor për ushtrin amerikane, vendosi që më 1966 të ndërlidhë rrjetin me llogaritësin ARPA. Me këtë rast ideja për "rrjetin e decentralizuar" u zhvillua edhe më tej dhe mori një formë paksa më të kuptueshme. Në vitin 1969 në rrjetin ARPA-Net ishin të lidhur katër llogaritës. Tre vite më vonë në ARPA-Net ishin të lidhur 40-të llogaritës. Duhet theksuar se edhe në këtë kohë ARPA-Net ishte një rrjet i mbyllur. Nga ky rrjet i mbyllur ARPA-Net do të ndërtohej më vonë si rrjeti i internetit.

Të arriturat shkencore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ideja për lidhjen e llogaritësve në një rrjet, ishte interesante jo vetëm për qarqet ushtarake por edhe për ato shkencore. Në të vërtet për shkencëtarët nuk ishte shumë interesante mundësia e sinkronizimit të të dhënave ndër kompjutera, por se vetë bartja dhe shkarkimi i të dhënave nga një kompjuter në tjetrin. Pasi që ARPA-Net kishte një aftësi për t´u hapur nuk ishte problem për të zgjeruar edhe në fushat e tjera. Me ndihmën e këtij rrjeti shkencëtarëve, që në vitet e `70 ju jepej mundësia e shkarkimit të informatave nga institutet e lidhura në ARPA-Net .

Numri i llogaritësve të lidhur në këtë rrjet rritej dita-ditës, llogaritësit e lidhur kishin sisteme të ndryshme operative. Llogaritës të fabrikantëve të ndryshme, Unix e më vonë edhe kompiuterët personalë filluan të lidhen në këtë rrjetë. Disa nga këta llogaritës kishin lidhje të drejtpërdrejtë ndërsa të tjerët lidheshin me ndihmën e telefonit dhe të modemit. Me këtë paraqitet nevoja e një protokollimi të ri të bartjes së të dhënave. Ky protokoll duhej të mos jetë i bazuar në sistemin operativ të kompjuterëve të lidhur dhe shpejtësinë e bartjes së informatave. Si rezultat i kësaj nevoje lindi protokolli TCP/IP, më këtë u bë edhe i mundëshem bartja e informatave në rrjetin ARPA-Net në mënyrë të standardizuar për të gjithë llogaritësit e lidhur në këtë rrjet.

Merita shkencore në ARPA-Net kanë edhe studentët, të cilët e zbuluan këtë rrjet në mënyrën e vet. Dëshira e tyre ishte një tablo informative ku bëhet këmbimi i informatave në mes tyre. Si rezultat i kësaj pune krijohet i ashtuquajturi "Usenet " (rrjeti i përdoruesve). Me këtë u vendos edhe një gur në ndërtimin e internetit.

Rrjeti i rrjeteve (Peer to peer)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nevoja e dallimit të botës shkencore dhe asaj ushtarake të lidhur në ARPA-Net, për shkak të sekreteve ushtarake solli që në fillim të viteve `80 nga ARPA-Net të ndahet rrjeti ushtarak Mil-Net, ndërsa ARPA-Net mbet në duar të shkencëtarëve. Në pjesën civile të këtij rrjeti në vitet ´80, bëhet katapultimi i numrit të kompiuterve të lidhur në të. Shkaktar i rritjes së numrit të lidhjeve, merret organizata amerikan National Science Foundation (NSF). Kjo organizatë arriti që të gjithë llogaritësit e qendrave të rëndësishme shkencore në ShBA t'i lidhë në këtë rrjet. Kështu me këtë lidhje u bë e mundshme që nga rrjete të vogla të kyçen në rrjetin e madh dhe nga ai në ndonjë rrjetë apo kompjuteri tjetër. Me këtë edhe u krijua "rrjeti i rrjeteve" (peer to peer) për të cilin për një kohë të shkurtër merr dhenë fjala "internet" . Me këtë edhe fjala ARPA-Net u largua nga kokat e njerëzve rreth viteve ´80.

Në të njëjtën kohë në Europë ndiqeshin zhvillimet në këtë drejtim. Mirëpo ato ishin të bazuara në Normat OSI. Pasi që modeli amerikan TCP/IP nuk ishte normë e ISO-së ata edhe nuk e pranonin atë. Në vitin 1986 themelohet organizata RARE (Réseaux Associés pour la Recherche Européenne) me qëllim të koordinimit të iniciativave për krijimin e një sistemit të lidhjeve të kompjuterëve në nivelin Evropian. RARE lançoi projektin evropian COSINE (Cooperation for an Open Systems Interconnection Networking in Europe ) për këtë qëllim.

Inciativa evropiane ju përkul suksesit të TCP/IP-së në Amerikë dhe më në fund vendosen për të krijuar një rrjet multi-protokollar që ndër të tjera e pranonte protokollin TCP/IP. Ky sistem i lidhjes u emërtua EuropaNet dhe në të u lidhën qendra të ndryshme shkencore të Evropës.

Tani më ekziston lidhja transatlantike e Europës në Backbone të ShBA-së. Koordinimi i komunikimit në internet për zonën Europiane ju besua organizatës RIPE (Réseaux IP Européens). Edhe në Europë ekziston sistemi lidhja e rrjetit me nënrrjetet dhe quhet Ebone (Europëischer Internet-Backbone). Firmë e cila për shkak të bankrotit u desh të mbyllet në vitin 2002. Në kontinentet e tjera ka iniciativa dhe zhvillime të ngjashme me ato të Europës.

Sot kur ne themi "Internet", atëherë nënkuptojmë jo vetëm një rrjet, por sistemin, lidhjen e rrjeteve të ndryshme të vogla (organizatave, institucioneve etj.) në Backbone.

Funksionimi i internetit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të gjithë i keni dëgjuar fjalët URL dhe WWW. Por, ç’do të thonë këto fjalë? URL – Uniform Resource Locators s’është asgjë tjetër, por vetëm adresë e një faqeje në internet që përmban informacionin e shkëmbyer standard të shprehur me Http:https:// (HyperText Transfer Protocol), që ju e shkruani në çdo adresë që doni ta shihni ne Internet. Hypertext do të thotë një tekst i regjistruar në një formë elektronike me lidhje referative ndërmjet faqeve.

Ç'është WWW (World Wide Web)? Është bota jonë virtuale, Rrjeti i Përgjithshem Botëror. Imagjinoni një rrjetë merimange gjigante që vazhdon të thurret edhe në momentet kur ti je duke lexuar këtë. Merimanga e ka trupin në ShBA, kurse këmbët gjithandej nëpër botë.

Mund të keni dëgjuar edhe për FTP (File Transfer Protocol), që është standarti i përçimit të skedarëve, kur programi skedar-përçues duhet të mbështesë dërgimin e skedarit në një server interneti.

ISP (Internet Service Provider) është serveri që mban faqet dhe na bën të mundur lidhjen me internetin nga shtëpia.

Serveri është një kompjutër që bën të mundur lidhjen me internetin. Pra, është vetëm një mbështetës që vetë është i lidhur me një server tjetër, kurse edhe ai tjetri vetë me një tjetër.

Hosti (pritësi) është server që mban faqen tënde në internet dhe që bën të mundur që edhe të tjerët ta shohin atë. Kuptojeni atë si një dyqan me qira, për të cilin duhet t'i paguani qiradhënësit.

XHTML (extended HyperText Markup Language) dhe XML (eXtensible Markup Language) janë standarte të reja për krijimin e faqeve, versione të reja të HTML.

Interneti është një rrjet privat kompjuterësh me hyrje të kufizuar vetëm për një organizatë, por që përdor të njëjtat rrugë dhe forma pune që ka edhe Interneti.

Prapashtesa .com në adresë do të thotë commercial dhe është për faqet me qëllime dhe përmbatje tregtare, .org do të thotë organization për organizata, .edu do të thotë education dhe është për universitete dhe shkolla et,.

Lidhjet e jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

^ Toleranca e defekteve është një veçori që i mundëson një sistemi të vazhdojnë të veprojnë si duhet në rast të defekteve (ose gabimeve) në disa nga komponentët e tij.


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]