ta
Appearance
TA I
- 1. Trajtë e shkurtër e shkrirë e përemrit vetor, e formuar nga bashkimi i trajtës së shkurtër të vetës së dytë në rasën dhanore të numrit njëjës (të) me trajtën e shkurtër të vetës së tretë në rasën kallëzore të numrit njëjës (e). Ta dhashë fjalën. Ta thashë një herë.
- 2. Shkrirja e pjesëzës (të) të mënyrës lidhore të foljeve me trajtën e shkurtër të përemrit vetor të rasës kallëzore të numrit njëjës (e). Ta gjejë menjëherë! Ta kthejë mbrapsht! Ta marrë domosdo!
TA II përem.
- Ata (kur përdoret pas parafjalëve). Fola me ta. Shkoi me ta. Kujdeset për ta.