rob
Appearance
ROB m.
- 1. hist. Ai që nuk kishte fare mjete prodhimi, që nuk kishte asnjë të drejtë dhe që ishte pronë e plotë e një pronari, i cili e detyronte të punonte në kushte shumë të rënda e mund ta shiste a ta vriste. Skllavopronarët dhe robërit. Kryengritjet e robërve. Tregtia (shitja, blerja, vrasja) e robërve. Shitej (blihej si rob).
- 2. hist. Skllavi i tokës, bujkrob. Robërit e tokës. Bujq robër.
- 3. Ai që zihet i gjallë në luftë nga kundërshtari. Rob lufte. U zu (ra) rob. E mbajtën rob.
- 4. fig. keq. Ai që është i detyruar të zbatojë verbërisht urdhrat dhe dëshirat e dikujt; ai që është në pushtetin e plotë të diçkaje, që ndjek në mënyrë të verbër diçka; skllav. Rob i zakoneve prapanike. Rob i veseve (i lakmive). Nuk bëhem rob i tjetrit. I qëndron rob besnik.
- 5. ~, ~TË bised. Njeri; pjesëtar i familjes, njeri i shtëpisë, frymë (si njësi numërimi). Robtë e shtëpisë. Bëhemi shumë rob. Si i ke robtë? Nuk e di rob i gjallë. Robi i do të gjitha.
- Me rob e robi shih te ROBI,~A. As rob, as korb asnjeri, askush.