Tansu Çiller
Tansu Çiller | |
---|---|
Kryeministrja e 22-të e Turqisë | |
Në detyrë 25 qershor 1993 – 6 mars 1996 | |
Paraprirë nga | Süleyman Demirel |
Pasuar nga | Mesut Jëllmaz |
Ministre e Punëve të Jashtme | |
Në detyrë 28 qershor 1996 – 30 qershor 1997 | |
Paraprirë nga | Emre Gönensay |
Pasuar nga | Ismail Cem |
Ministre e Ekonomisë | |
Në detyrë 20 nëntor 1991 – 9 qershor 1993 | |
Paraprirë nga | Ekrem Pakdemirli |
Pasuar nga | Ajkon Doan |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 24 maj 1946 Stamboll, Turqi |
Partia politike | Parta e Rrugës së Vërtetë (1990-2002) |
Bashkëshortja/et | Özer Uçuran Çiller (m.1963) |
Fëmijët | 2 |
Arsimimi | Universiteti Boğaziçi |
Punësimi | Ekonomike, Akademike |
Nënshkrimi | |
Tansu Çiller (lindi më 24 maj 1946) është akademike, ekonomike dhe politikane turke që shërbeu si Kryeministre e 22-të e Turqisë mes viteve 1993 dhe 1996. Ajo u bë e vetmja femër dhe e para që ka mbajtur postin e kryeministrit. Si udhëheqëse e Partisë së Rrugës së Vërtetë, ajo shkoi njëkohësisht për të shërbyer si Zëvendëse e Kryeministrit dhe Ministre e Punëve të Jashtme mes viteve 1996 dhe 1997.
Si profesore e ekonomisë, Çiller u emërua Ministre e Shtetit me përgjegjësi ekonomike nga kryeministri Süleyman Demirel në vitin 1991.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Çiller lindi në Stamboll, babai i saj së pari ishte ekonomist dhe pastaj guvernator i Provincës Belxhik gjatë viteve 1950. Ajo diplomoi në shkollën ekonomike në Kolegjin Robert pas mbaroi Kolegjin Amerikan për vajza në Stamboll. Ajo morri M.S. në Universitetin e Nju Hëmpshërit dhe PhD në Universitetin e Keneriket.
Çiller mësoi ekonominë në Kolegjin Franklin dhe Marshall në Lancaster, Pennsylvania. Në vitin 1978, ajo u bë ligjëruese në Universitetin Boğaziçi në Stamboll dhe në 1983 u bë profesore në njëjtin institucion.
Karriera politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Çiller hyri në politikë më 1990, duke i'u bashkuar Partisë së Rrugës së Vërtetë (DYP) si këshilltare ekonomike e ish-kryeministrit Süleyman Demirel. Ajo u zgjodh në parlament më 1991 si zëvendëse duke përfaqësuar Stambollin. DYP u bë partia më e madhe me 27% të vendeve në parlament dhe Demirel formoi koalicion qeveritar. Ajo u zgjodh në bordin ekzekutiv të DYP dhe fitoi pozitën zëvendëse e kreut.
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tansu Çiller është e martuar me Özer Uçuran Çiller dhe ka dy fëmijë.