Jump to content

Rrëqebulli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rrëqebulli[1]
Klasifikimi shkencor e
Mbretëria: Animalia
Filumi: Chordata
Klasa: Mammalia
Rendi: Carnivora
Nënrendi: Feliformia
Familja: Felidae
Nënfamija: Felinae
Gjinia: Lynx
Kerr, 1792
Lloji i species
Lynx lynx
Linnaeus, 1758
Speciet

Lynx lynx
Lynx canadensis
Lynx pardinus
Lynx rufus

zona ku jetojnë rrëqebujt e ndryshëm.

Rrëqebulli është kafshë e egër mishngrënëse e ngjashme me macen, me trup deri një metër të gjatë, me qime të buta, të dendur e me ngjyrë të murrme lara-lara, me veshë të ngritur e me bisht të shkurtër. I njohur në gjuhën shkencore si Lynx, është mishngrënësi i tretë për nga madhësia në Evropë, pas ariut dhe ujkut. Bën pjesë në familjen e felineve (Felidae) dhe ka përhapje në Euroazi (lynx lynx), nga Alpet e Evropës deri në Siberinë Lindore, në Spanjë dhe Portugali (lynx pardinus), në SHBA dhe Meksikë (lynx rufus), në Kanada dhe Alaskë (lynx canadensis). Rrëqebulli jetonte në pjesën më të madhe të Republikës së Shqipërisë deri në Luftën e I Botërore. Zona më jugore e rrëqebullit ka qenë malësia e Vlorës. Në vitet '90, rrëqebulli u gjuajt dhe e rrallua edhe si pasojë e djegies së pyjeve ku ai jetonte. Tashmë, ai haset në Shqipëri vetëm në Malin e Munellës, Pukë, në zonën kufitare të Shebenikut, si dhe në në prill të 2020-ës u vërejt familja e parë me 3 rrëqebuj në malin Polis. Gjithsej, mendohet se në Shqipëri jetojnë nga 7-10 rrëqebuj.

Emra të tjerë në shqip: lulqerbulli, luqerbulla dhe lubardha.[2]

Përshkrimi fizik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka pamje mjaft karakteristike, me trup të mbledhur dhe këmbë të gjata e me shputa të gjera. Ka kokë të rrumbullakët, veshë të mëdhenj me një xhufkë tipike qimesh në majë, bisht të shkurtër dhe me majë të zezë. Gëzofin e ka ngjyrë kafe në të kuqërremtë, që vjen duke u zbardhur në pjesët e poshtme të barkut dhe është i mbuluar me pulla të errëta.[3]

Është i gjatë 80–130 cm, i lartë rreth 65 cm dhe peshon 12-35 kilogramë. Ushqehet kryesisht me thundrakë, si kaprolli dhe dhia e egër, por në dietën e tij nuk mungojnë dhe lepuri i egër, dhelpra dhe shpendë të ndryshëm të pyllit. Është kafshë tipike vetmitare dhe takohet me rrëqebuj të tjerë vetëm në sezonin e çiftimit. Zë territore të mëdha (deri 2000 km2) dhe është aktiv kryesisht natën. Brenda një nate mund të përshkojë deri 45 km. Rrëqebulli jeton deri 17 vjet.

Parapëlqen pyjet e larta dhe pak të shkelura nga njerëzit. Rrëqebullit janë zakonisht të vetmuar, jane kafshe territoriale dhe nuk tolerojne pranine e nje ekzemplari tjeter te te njejtit seks ne territorin personal. Dhe pse meshkujt dhe femrat bashkejetojne ne te njejtin territor, ata nuk i afrohen njeri tjetrit pervecse ne sezonin e ciftimit. Shumohet në dimrin e vonë dhe femra mund te linde nga nje deri ne kater këlyshë një herë në vit. Nuk eshte e thene qe ajo te linde cdo vit. Periudha e mbarsjes te rrëqebullit është rreth 70 ditë. Të rinjte rrijne me të jëmën gjatë dimrit, ne një total prej rreth nëntë muajsh, para se ata të largohen dhe të jetojnë vetem. Ata ushqehen me një gamë të gjerë të kafshëve, nga dreri i bardhë, renë, dreri i vogel i kuq, dhia e egër, tek prehra të vogla , peshk, dhelpra, dele, kafshë shtëpiake, ketra, minj, gjela dhe zogj të tjerë.

Femrat e arrijnë pjekurinë seksuale në krye të 24 muajve, ndërsa meshkujt në 30 muaj. Çiftimi ndodh nga shkurti deri në mes të prillit. Barra zgjat 67-74 ditë, pas së cilës femra mund të lindë 1-5 këlyshë, por 2-3 është numri më i zakonshëm. Këlyshët rriten nga femra dhe në krye të 10 muajve të rinjtë shkëputen nga e ëma.[3]

Rrëqebujt e kanë bishtin të shkurtër dhe xhufka karakteristike qimesh të zeza në majë të veshëve te tyre. Ata kanë një grykore nën qafë, e cila i ngjan një kravate. Ata i kanë te mbushura putrat e madha për të ecur në borë, dhe mustaqet të gjata mbi fytyrë. Ngjyra e trupit ndryshon nga një kafe e mesme e artë me ngjyrë bezhë gatitë bardhë, te shënuar me njolla kafe e mbyllur, sidomos në gjymtyrët. Të gjitha llojet e rrëqebulli gjithashtu kanë gëzof të bardhë në kraheror, bark dhe në pjesene brendshme te këmbëve. Gjithashtu, ngjyra e rrëqebullit ndryshon ne vartesi te klimës dhe ambientit. Ne Shtetet e Bashkuara, qimet janë të shkurtëra, ngjyra i afrohet te kuqes dhe putrat e janë më të vogla dhe më pak te mbushura, ndersa rrëqebulli qe jeton ne klimën e ftohtë veriore, ka qime me të trashë (për ngrohtësi), merr ngjyra më të hapura (për tu maskuar) dhe putrat e tij jane me të zgjeruara dhe më te mbushura (per ambjentetm e dëborë). putrat e tyre mund të bëhen më te madhaja se një dorë njeriu, ose dhe nje këmbë.

Shqisa kryesore e rreqebullit eshte shikimi, qe eshte 6 here me i forte se ai i njeriut. Ata kanë dhe te dëgjuar shumë të mirë jane gjithashtu te pajisur me 28 dhëmbë, te cilet, kur çiftëzohen me strukturën e nofullës, presin si nje thikë thellë prehne e tyre. Kjo mund të jetë veçanërisht e dobishme për rrëqebullin, sepse ata nuk janë gjuetarët më efikase dhe e humbasin shumicën e prehvet e tyre për një sërë faktorësh.

Lloji më i vogël eshtë Rrëqebulli i Kanadasë, me pesha mesatare 10-13 kilogram, ndërsa më i madhi është Rrëqebulli i Euroazisë, me peshë mesatare 18-25 kilogram, deri në një maksimal te raportuar prej 40 kilogram, por nuk ka variacion te konsiderueshëm brenda specieve.

Rrëqebulli në Ballkan

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vlerësimet paraprake për popullatën autoktone të rrëqebullit në Ballkanin jugperëndimor tregojnë se është popullata e rrëqebullit më e rrezikuar në të gjithë Botën. Situata bëhet edhe më alarmante po të mendohet se rrëqebulli i Ballkanit konsiderohet si subspecie më vete, Lynx lynx martinoi. Gjendja e tij nuk njihet mirë, por numri i gjithë popullatës mendohet të jetë nën 100 individë e përqendruar kryesisht në Shqipëri dhe Maqedoni.

Nga të dhënat e deritanishme, mendohet se në Shqipëri jetojnë 7-10 individë rrëqebujsh. Nevoja për masa mbrojtëse është urgjente dhe pikërisht për këtë, kohët e fundit ka filluar një projekt shumëpalësh për mbrojtjen dhe rikuperimin e popullatës së rrëqebullit të Ballkanit. Në këtë nismë marrin pjesë organizata ndërkombëtare si Grupi Specialist i Maceve të Egra të Botës (IUCN SSC/Cat Specialist Group), Organizata Zvicerane për Menaxhimin e Mishngrënësve të Mëdhenj (KORA), Fondi Evropian për Trashëgiminë Natyrore (Euronatur) dhe Instituti Norvegjez për Kërkimet Mjedisore (NINA).

Në nivelin rajonal, implementuese të projektit do të jenë Shoqata për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) dhe Shoqata Ekologjike Maqedonase (MES). Projekti shumëpalësh i njohur si “Programi për Rikuperimin e Rrëqebullit të Ballkanit” në fazën e parë ka si synim të ndalojë rënien e mëtejshme të popullatës së rrëqebullit nëpërmjet studimit dhe monitorimit të species, sensibilizimit publik, forcimit të kuadrit ligjor dhe shpalljen e zonave te mbrojtura.

Në një periudhë më afatgjatë pritet të konkretizohet një Plan Veprimi për specien dhe të konsolidohet një Qendër Monitorimi Kombëtare për Mishngrënësit e Mëdhenj në bazë të eksperiencës së vendeve partnere në projekt.[4]

Në qershor të 2020 u dha alarmi për vrasjet e rrëqebujve të fundit në Shqipëri. Te restorant Ke Rrema në Elbasant u zbuluan 3 rrëqebuj të vrarë e të balsamosur, nga të cilët i fundit ishte vrarë nga i zoti i restorantit në pranverë të 2020-ës, dhe reklamohej nga ai vetë në rrjetet sociale. Kjo solli reagim ndërkombëtare me shkrime te The Independent e Liberation rreth çështjes në fjalë dhe sesi autoritetet shqiptare nuk po zbatonin ligjin për të dënuar vrasësit e rrëqebujve të fundit[5][6]

  1. ^ Wozencraft, W.C. (2005). "Order Carnivora". përmbledhur nga Wilson, D.E.; Reeder, D.M (red.). Mammal Species of the World: A Taxonomic and Geographic Reference (bot. 3rd). Johns Hopkins University Press. fq. 541–542. ISBN 978-0-8018-8221-0. OCLC 62265494. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ ANIMAL NAMES IN ALBANIAN – Prof. Dr. Dhimitër Dhora
  3. ^ a b "RRËQEBULLI NJË THESAR I NATYRËS NË RREZIK ZHDUKJEJE". Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 14 tetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Qendra e Komunikimit Elektronik[lidhje e vdekur]
  5. ^ Seiller, Louis (22.06.2020). "En Albanie, les derniers lynx des Balkans à la merci du braconnage". Lineration. Marrë më 07.07.2020. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |access-date= dhe |date= (Ndihmë!)
  6. ^ Dalton, Jane (16.06.2020). "Albanian restaurant serves bear meat in illegal wildlife trade that's 'out of control'". The Independent. Marrë më 7.07.2020. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |access-date= dhe |date= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • lajmeshqip.com
  • Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. ELOIS Arkivuar 4 shkurt 2011 tek Wayback Machine : Eurasian Lynx Online Information System