Jump to content

Pepe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pepe
Të dhënat vetjake
Emri i plotëKépler Laveran Lima Ferreira[1]
DatëlindjaGabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data
VendlindjaMaceió, Brazil
Gjatësia1.87 m (6 ft 2 in)
PozicioniMbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Porto
Numri3
Karriera me të rinjtë
1995–2001Corinthians Alagoano
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2001–2002Marítimo B14(1)
2002–2004Marítimo63(3)
2004–2007Porto64(6)
2007–2017Real Madrid229(13)
2017–2018Beşiktaş33(5)
2019–Porto132(7)
Karriera ndërkombëtare
2007–Portugalia138(8)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 1 maj 2024
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 18 qershor 2024

Képler Laveran Lima Ferreira (lindur më 26 shkurt 1983), i njohur si Pepe, është një futbollist profesionist portugez i cili luan si qëndër-mbrojtës për klubin portugez Porto dhe kombëtaren portugeze. Ai konsiderohet si një nga qëndër-mbrojtësit më të mirë të gjeneratës së tij.[2][3][4]

Pepe e nisi karrierën e tij si profesionist te Marítimo në Portugali. Pas dy vitesh, ai kaloi te Porto ku u dallua me performancat e tij, duke fituar disa trofe. Në vitin 2007, Pepe u transferua te Real Madridi me të cilën përjetoi vitet më të suksesshme në karrierë. Gjatë kohës së tij në Madrid, Pepe konsiderohej një nga mbrojtësit më të mirë në botë. Ai zhvilloi 334 ndeshje me Los Blancos, duke fituar 13 trofe, përfshirë UEFA Ligën e Kampioneve tre herë. Pas kësaj, ai luajti një sezon me Beşiktaşin në Turqi para se të rikthehej te Porto.

Pepe u lind dhe u rrit në Brazil por vendosi të luante për Portugalinë. Ai ka luajtur gjithsej 139 ndeshje që nga debutimi i tij në vitin 2007. Pepe ka marrë pjesë në katër edicione të FIFA Kupës së Botës dhe pesë edicione të UEFA Kampionatit Evropian, duke fituar edicionin e vitit 2016.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pepe nisi të luaj futboll me klubin lokal Corinthians Alagoano në vitin 1995. Gjashtë vite më pas, në moshën 18 vjeç, ai dhe shoku i ekipit Ezequias udhëtuan në Portugali për të firmosur me Marítimon, një klub nga Madeira; ata e shpenzuan shumicën e sezonit të parë duke luajtur me ekipin B.[5]

Pepe u ngjit në ekipin e parë në sezonin 2002–03, duke qënë titullar i padiskutueshëm nën drejtimin e trajnerit ukrainas Anatoliy Byshovets. Ai luajti disa role në mbrojtje si dhe u aktivizua si mesfushor-mbrojtës. Megjjthatë, para nisjes së sezonit, Pepe u stërvit me Sportingun për dy javë si pjesë e tratativës për t'a transferuar mbrojtësin në Lisbonë.[6] Ky transferim nuk u krye dhe Pepe u rikthye te Marítimo.

Në sezonin 2003–04, Pepe e ndihmoi ekipin të kualifikohej në Kupën UEFA pas një vendi të 4të në kampionat, duke kontribuar me 30 ndeshje dhe 1 gol.

Në maj 2004, Pepe u transferua te Porto për 1 milion €.[7] Ai luajti më së shumti si rezervë në sezonin e tij të parë në klub, me trajnerin Víctor Fernández i cili pëlqente mbrojtësit veteran Pedro Emanuel, Jorge Costa dhe Ricardo Costa. Në sezonin 2005–05, Pepe shkëlqeu nën drejtimin e trajnerit Co Adriaanse, i cili luajti me formacionin 3–4–3, ku Pepe ishte mbrojtjesi i vetëm natyral. Në atë sezon, Porto fitoi kampionatin dhe kupën.[8][9]

2007–2010: Debutimi dhe dëmtimet e shumta

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 10 korrik 2007, Real Madrid siguroi transferimin e Pepes nga Porto për 30 milion €, me lojtarin i cili firmosi një kontratë pesë-vjeçare.[10] Sezoni i tij i parë në Madrid u kushtëzua nga dëmtimet, duke bërë që ai të luante vetëm 19 ndeshje në kampionat, e cila u fitua nga klubi për herë të 31të.[11] Në nëntor 2007, Pepe u përfshi në një zënkë me shokun e ekipit Javier Balboa, i cili u pezullua.[12] Ndeshja e tij më e mirë ishte fitorja 1–0 kundër BarcelonësCamp Nou, ku ai u shpall lojtari më i mirë.[13]

Pepe vazhdoi të vuante me dëmtimet edhe në sezonin 2008–09. Më 21 prill 2009, ai u përfshi në një incident me sulmuesin e Getafes, Javier Casquero; disa minuta nga fundi dhe me rezultatin 2–2, Pepe shkaktoi një faul brënda zone ndaj Casqueros dhe u përjashtua me karton të kuq.[14] Gjatë kohës që Casquero ishte në tokë, Pepe e goditi në këmbë dhe në kurriz. Në momentin që po tërhiqej nga Casquero, Pepe e shkeli me këmbë disa herë si dhe goditi në fytyrë lojtarin tjetër Juan Ángel Albín. Për këto veprime, Pepe u ndëshkua me dhjetë ndeshje pezullim, gjë që mbylli sezonin e tij para kohe.[15]

Pepe e fitoi vendin e titullarit gjatë sezonit 2009–10. Ai shënoi golin e parë me klubin më 4 tetor 2009 në humbjen 2–1 në transfertë kundër Seviljes.[16] Më 12 dhjetor, në fitoren 3–2 kundër ValenciasMestalla, Pepe u rrëzua keq pas një dueli ajëror, duke u nxjerr nga fusha e lojës me barrelë; ekzaminimet treguan se ai kishte këputur ligamentin e kryqëzuar anterior të gjurit të djathtë,[17] dëmtim që e detyroi të humbiste pjesën e mbetur të sezonit.[18]

2010–2014: Partneriteti me Sergio Ramos dhe triumfi në Ligën e Kampioneve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në sezonin 2010–11, Pepe luajti në qëndër të mbrojtjes sëbashku me bashkkombasin Ricardo Carvalho.[19] Më 2 tetor 2010, Diario AS raportoi se lojtari kishte bërë kërkes për t'u larguar nga klubi.[20] Sipas gazetës, lojtari kishte bërë një sakrificë financiare për t'u transferuar te Reali në vitin 2007, duke sakrifikuar rrogën e tij për kryerjen e transferimit; Pepe paguhej vetëm 1.8 milion €, duke qënë lojtari me rrogën më të ulët.[21] Edhe ky sezon u kushtëzua nga dëmtimet e vazhdueshme,[22] duke regjistruar vetëm 38 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Pepe u aktivizua si mesfushor-mbrojtës në muajt e fundit të sezonit. Më 27 prill 2011, në ndeshjen e parë gjysëm-finale të Ligës së Kampioneve kundër Barcelonës, Pepe u përjashtua me karton të kuq për një ndërhyrje ndaj mbrojtësit kundërshtar Dani Alves.[23] Megjjthatë, përsëritjet treguan se Pepe nuk kishte bërë kontakt me Alvesin, i cili u kritikua masivisht nga media për këtë simulim.[24] Ai u kritikua edhe nga figura të njohura si Rio Ferdinand, Michael Owen dhe Rory McIlroy.[25] Një ditë më pas, UEFA e la në fuqi kartonin e kuq të Pepes, i cili u pezullua me një ndeshje, duke humbur ndeshjen e kthimit në Camp Nou; Real Madrid u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 3–1.[26]

Më 12 korrik 2011, pas disa muajsh negociata,[27] Pepe firmosi një kontratë të re me klubin deri në vitin 2016.[28] Goli i tij i parë për sezonin 2011–12 erdhi më 6 nëntor në fitoren tenistike 7–1 kundër Osasunës në kampionat.[29] Në ndeshjen e parë të çerek-finales së Kupës së Mbretit kundër Barcelonës, Pepe shkeli dorën e Lionel Messit pasi ky i fundit ishte i rrëzuar në fushë pas një ndërhyrje.[30][31] Ky veprim i Pepes, i cili gjithashtu kishte pasur një përplasje me Cesc Fàbregas, u kritikua ashpër nga media spanjolle.[32] Pepe deklaroi se ky incident, i cili nuk u pa nga gjyqtari, ishte "jo i qëllimshëm".[33] Më 23 janar, Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit e shpalli të pafajshëm në lidhje me këtë incident.[34]

Më 21 prill 2012, Pepe u përfshi në një tjetër incident në barazimin 1–1 kundër Villarrealit në transfertë; Reali e mbylli ndeshjen me nëntë lojtarë, kurse Pepe u ndëshkua me karton të verdhë. Pas ndeshjes, ai u dëgjua duke ofenduar gjyqtarin José Luis Paradas Romero.[35] Për këtë veprim, ai u pezullua me dy ndeshje.[36] Gjatë sezonit 2011–12, Pepe krijoi një dyshe të fuqishme në mbrojtje me spanjollin Sergio Ramos. Ai u aktivizua në 45 ndeshje në të gjitha kompeticionet, përfshirë 29 në kampionat, kompeticion që u fitua për herë të 32të nga Reali.[37]

Më 19 gusht 2012, në ndeshjen hapëse të kampionatit për sezonin 2012–13 kundër Valencias, Pepe u përplas me shokun e ekipit Iker Casillas në aksion që solli golin e barazimit të Valencias.[38] Ai u dërgua në spital dhe u la i lirë një ditë më pas.[39] Gjatë këtij sezoni, marrëdhënja e Pepes me trajnerin José Mourinho u përkeqësua, duke bërë që ai t'a humbiste vendin në formacion kundrejt mbrojtësit të ri francez Raphaël Varane.[40] Ai ishte në stol në finalen e Kupës së Mbretit 2013 kundër Atlético Madridit, duke u përfshirë në një zënkë me trajnerin Diego Simeone.[41]

Në sezonin 2013–14, Pepe shënoi pesë gola në të gjitha kompeticionet, duke vendosur një rekord personal. Ai u aktivizua në 11 ndeshje në Ligën e Kampioneve, me Realin që arriti La Deciman, titullin e 10të. Pepe u komplimentua nga trajneri i ekipit Carlo Ancelotti, i cili e quajti portugezin një lojtar shumë të rëndësishëm.[42]

2014–2017: Vitet e fundit dhe largimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë sezonit 2014–15, Pepe fitoi UEFA Super Kupën në gusht dhe FIFA Kupën e Botës për Klube në dhjetor. Në sezonin 2015–16, Pepe luajti nëntë ndeshje në Ligën e Kampioneve dhe 31 në të gjitha kompeticionet. Më 9 janar 2016, ai luajti ndeshjen e 300të me Realin në fitoren 5–0 kundër Deportivos në kampionat.[43][44] Më 28 maj, Pepe u aktivizua si titullar në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Atlético Madridit në San Siro; Reali fitoi ndeshjen pas gjuajtjeve të penalltive.[45]

Pepe e shpenzoi shumicën e sezonit 2016–17 jashtë fushës për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme. Ai u aktivizua vetëm në 13 ndeshje në kampionat që u fitua nga Reali për herë të 33të.[46][47] Në Ligën e Kampioneve, Pepe luajti 3 ndeshje me Realin që u shpall sërisht fitues, duke mposhtur Juventusin në finale.[48] Në qershor 2017, Pepe konfirmoi se do të largohej nga klubi.[49]

Më 4 korrik 2017, klubi turk Beşiktaş njoftoi transferimin e Pepes me parametra zero.[50] Ai firmosi një kontratë dy-vjeçare me rrogë 9.5 milion € në sezon si dhe një bonus 4,500 € për çdo ndeshje të luajtur.[51] Ai shënoi golin e parë me klubin më 13 gusht në fitoren 2–0 kundër AntalyasporitSüper Lig.[52]

Më 19 prill 2018, në ndeshjen e dytë të gjysëm-finales së Kupës së Turqisë kundër Fenerbahçes, Pepe mori kartonin e parë të kuq me Beşiktaşin për një ndërhyrje të gabuar ndaj brazilianit Souza. Ndeshja më pas u ndërprer pasi trajneri i ekipit u godit me një send të hedhur nga tifozët; Fenerbahçe e fitoi ndeshjen 3–0 në tavolinë.[53]

Më 17 dhjetor 2018, Pepe ndërpreu kontratën me klubin me konsensus, duke u bërë sërisht lojtar i lirë.[54]

Rikthimi te Porto

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 8 janar 2019, Pepe u rikthye te Porto pas më shumë se një dekade duke firmosur një kontratë deri në qershor 2021.[55] Ai debutoi një javë më pas në fitoren 2–1 kundër Leixões në çerek-finalen e kupës.[56] Porto e mbylli sezonin 2018–19 me një vend të dytë në kampionat si dhe finalist në kupë. Në sezonin 2019–20, Porto fitoi kampionatin dhe kupën, me Pepen i cili kontriboi me 37 ndeshje në të gjitha kompeticionet.[57]

Më 12 tetor 2020, Pepe u emërua kapiteni i ri i ekipit pas largimit të mesfushorit Danilo Pereira te Paris Saint-Germain.[58] Pas kësaj, ai e rinovoi kontratën me klubin deri në vitin 2023.[59]

Më 25 tetor 2023, Pepe luajti në fitoren 4–1 në transfertë kundër Royal Antwerp në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve; në moshën 40 vjeç dhe 241 ditë, ai theu rekordin 17-vjeçar të italianit Alessandro Costacurta si lojtari më i vjetër që luan në këtë kompeticion.[60] Në ndeshjen e kthimit më 7 nëntor, Pepe shënoi një nga golat e fitores 2–0, duke thyer rekordin e Manfred Burgsmüller (1988) si lojtari më i vjetër që shënon në Ligën e Kampioneve.[61] Më 13 dhjetor, Pepe luajti dhe shënoi në fitoren 5–3 kundër Shakhtar Donetsk, duke zgjeruar të dy rekordet në 40 vjeç e 289 ditë.[62] Në mars 2024, në ndeshjen e parë kundër Arsenalit, ai u bë lojtari i parë mbi moshën 40 vjeç që luan në një ndeshje me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve.[63]

Kariera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2007–2010: Natyralizimi dhe debutimi me Portugalinë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pepe nuk luajti me asnjë ekip moshash të Brazilit. Megjithatë, sipas babait të tij, Pepe u telefonua nga trajneri i Brazilit Dunga në vitin 2006 në lidhje me një thirrje të mundshme, por Pepe e refuzoi, duke i thënë që do të luante për Portugalinë sapo të merrte pasaportën.[64] Ai e mori pasaportën më 7 gusht 2007 dhe u ftua 23 ditë më pas për ndeshjen kualifikueset e UEFA Euro 2008 kundër Polonisë. Pepe nuk mundi të luante në këtë ndeshje për shkak dëmtimi;[65] debutimi i tij erdhi më 21 nëntor në barazimin pa gola kundër Finlandës në ndeshjen e fundit kualifikuese.

Në finalet e turnamentit, Pepe u aktivizua në të gjitha ndeshjet e ekipit. Ai shënoi golin e parë ndërkombëtar në fitoren 3–0 kundër Turqisë në fazën e grupeve.[66] Portugalia u eliminua në çerek-finale nga Gjermania.

Gjatë kualifikueseve të FIFA Kupës së Botës 2010, Pepe u aktivizua shpesh si mesfushor-mbrojtës nga trajneri Carlos Queiroz. Pavarësisht se pësoi një dëmtim madhor me Real Madridin, ai u zgjodh në listën me 23 lojtar që do të luanin në turnament. Në turnament, ai luajti në barazimin pa gola kundër Brazilit në fazën e grupeve dhe në humbjen 1–0 kundër Spanjës në raundin e 16-tave.

2011–2016: Fitimi i vendit të titullarit dhe suksesi në Euro 2016

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pepe luajti vetëm katër ndeshje në Kualifikueset e UEFA Euro 2012, kjo për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme te Reali. Ai u thirr nga trajneri Paulo Bento në listën e lojtarëve që do të luanin në turnament; në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve, Pepe shënoi me kokë në fitoren 3–2 kundër Danimarkës.[67] Në ndeshjen gjysëm-finale kundër Spanjës, ai ishte një nga dy lojtarët që shënoi me penallti në humbjen 4–2 nga gjuajtjet e penalltive.[68]

Dy vite më pas, Pepe luajti në FIFA Kupën e Botës 2014 në Brazil. Në ndeshjen e parë të fazës së grupeve kundër Gjermanisë, ai u përjashtua me karton të kuq në pjesën e parë për shkak se goditi me kokë sulmuesin kundërshtar Thomas Müller.[69][70] Portugalia e humbi ndeshjen 4–0 dhe u eliminua që në fazën e grupeve.

Në finalet e UEFA Euro 2016, Pepe u dallua për performancat e tij përgjatë turnamentit, duke qënë vendimtar për Portugalinë që u shpall fitues i kompeticionit për herë të parë në histori. Ai luajti gjashtë nga shtatë ndeshjet, duke humbur vetëm ndeshjen gjysëm-finale kundër Uellsit për shkak të një lodhje muskulore. Në finalen e madhe kundër Francës, ai u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, me Portugalinë që fitoi 1–0.[71] Analisti i Sky Sports dhe Football Paradise, Juuso Kilpeläinen, e lavdëroi performancën e tij, duke thënë se Pepe ishte i saktë dhe i disiplinuar.[72][73]

2017–2021: Ndeshja e 100të me ekipin kombëtar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

FIFA Kupën e Konfederatave 2017, Pepe shënoi në minutat shtesë të kohës së rregullt për t'a dërguar ndeshjen në kohën shtesë, aty ku Portugalia fitoi 2–1; ata e mbyllën turnamentin në vendin e tretë, duke marrë medaljen e bronzit.[74]

Pepe ishte pjesë e ekipit që do të luante në FIFA Kupën e Botës 2018 në Rusi. Në ndeshjen e parë në fazën e grupeve kundër Spanjës, Pepe u rrëzua nga sulmuesi kundërshtar Diego Costa, i cili më pas mori topin dhe shënoi. Goli u rishikua nga sistemi VAR, i cili e konsideroi të rregullt; Portugalia barazoo 3–3. Në ndeshjen e dytë kundër Marokut, Pepe simuloi sërisht, duke u rrëzuar pas një prekje nga mbrapa nga mbrojtësi kundërshtar Medhi Benatia. Ish mbrojtësi anglez Rio Ferdinand e quajti simulimin e tij "të turpshëm".[75] Ai gjithashtu u kritikua nga Didier Drogba, i cili deklaroi se portugezi e kishte përsëritur disa herë këtë veprim.[75]

Pepe shënoi golin e vetëm të ekipit të tij në humbjen 2–1 kundër Uruguajit në raundin e 16-tave, një rezultat që solli eliminimin e Portugalisë nga turnamenti.[76] Më 6 shtator 2018, në ndeshjen e parë të tij pas mbarimit të turnamentit, Pepe regjistroi ndeshjen e tij të 100të me Portugalinë në miqësoren kundër Kroacisë, duke shënuar golin e barazimit 1–1.[77]

Turnamenti i rradhës në të cilën Pepe mori pjesë ishte UEFA Euro 2020, e cila u zhvillua një vit me vonesë për shkak të pandemisë së COVID-19. Në moshën 38 vjeç, ai ishte lojtari më i vjetër në turnament, kjo edhe falë mospjesmarrjes së suedezit Zlatan Ibrahimović, i cili pësoi një dëmtim pak para nisjes së turnamentit.[78] Portugalia u eliminua në raundin e 16-tave nga Belgjika.

2022–vazhdon: Vitet e fundit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në tetor 2022, Pepe u përfshi në listën paraprake me 55 lojtarë të Portugalisë në FIFA Kupën e Botës 2022.[79] Pas kësaj, ai u përfshi në listën përfundimtare me 26 lojtarë.[80] Më 6 dhjetor, Pepe shënoi në fitoren madhore 6–1 kundër Zvicrës në raundin e 16-tave. Me këtë gol, Pepe vendosi disa rekorde: në moshën 39 vjeç e 283 ditë, ai u bë shënuesi më i vjetër i Portugalisë në këtë kompeticion, lojtari më i vjetër që shënon në një ndeshje me eliminim direkt si dhe lojtari i dytë më i vjetër që shënon në këtë kompeticion, mbrapa kamerunasit Roger Milla.[81]

Në maj 2024, Pepe ishte një nga 26 lojtarët e thirrur për të luajtur në UEFA Euro 2024; ky ishte edicioni i pestë i Kampionatit Evropian që ai merrte pjesë.[82] Në ndeshjen e parë në grup kundër Republikës Çeke, Pepe u bë lojtari më i vjetër që luan një ndeshje në këtë kompeticion në moshën 41 vjeç e 113 ditë.[83]

Profili i lojtarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pepe konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë të gjeneratës së tij.[84] Në kulmin e tij, ai ishte një mbrojtës i shkathët, agresiv dhe fizikisht i fuqishëm, i cili njihej për energjinë e tij dhe ndërhyrjet e ashpra. Falë peshës dhe gjatësisë së tij, ai ishte një lojtar efikas në duelet ajërore në mbrojtje dhe në sulm. Pavarësisht se roli i tij natyral është qëndër-mbrojtës, ai është aktivizuar disa herë si mesfushor-mbrojtës në kombëtare.

Pavarësisht aftësive të tij si mbrojtës, Pepe ēshtë kritikuar për tendencën e tij për të marrë kartonë të panevojshëm,[85][86] duke treguar shpesh sjellje dhe dhunshme dhe antisportive,[87] veçanërisht në vitet e tij të para te Reali.[88] Ai gjithashtu është akuzuar si një lojtar që simulon dhe kryen ndërhyrje agresive.[89][75] Me vazhdimin e karrierës, Pepe u lavdërua për lidershipin e tij,[90][91] inteligjencën taktike,[92] jetëgjatësinë në fushë dhe vazhdimësinë.[93][94][95] Në vitin 2016, Pepe fitoi lëvdata nga Jermaine Jenas, i cili vuri në dukje atleticizmin e tij dhe kontrollin e topit.[96]

Pepe është i martuar me Ana Sofia Moreirën, të cilën e njohi në Porto në vitin 2007. Çifti sëbashku ka dy vajza.[97]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 21 prill 2024[98][99]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kombëtare Kontinenti Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Marítimo 2001–02 Primeira Liga 4 0 0 0 4 0
2002–03 Primeira Liga 29 2 0 0 29 2
2003–04 Primeira Liga 30 1 1 0 31 1
Gjithsej 63 3 1 0 64 3
Porto 2004–05 Primeira Liga 15 1 1 0 5[a] 0 1[b] 0 22 1
2005–06 Primeira Liga 24 1 4 0 5[a] 2 33 3
2006–07 Primeira Liga 25 4 0 0 8[a] 0 1[c] 0 34 4
Gjithsej 64 6 5 0 18 2 2 0 89 8
Real Madrid 2007–08 La Liga 19 0 1 0 3[a] 0 2[d] 0 25 0
2008–09 La Liga 26 0 0 0 5[a] 0 1[d] 0 32 0
2009–10 La Liga 10 1 1 0 6[a] 0 17 1
2010–11 La Liga 26 1 4 0 8[a] 0 38 1
2011–12 La Liga 29 1 5 0 9[a] 0 2[d] 0 45 1
2012–13 La Liga 28 1 2 0 11[a] 1 1[d] 0 42 2
2013–14 La Liga 30 4 7 1 11[a] 0 48 5
2014–15 La Liga 27 2 1 0 6[a] 0 4[e] 0 38 2
2015–16 La Liga 21 1 1 0 9[a] 0 31 1
2016–17 La Liga 13 2 2 0 3[a] 0 0 0 18 2
Gjithsej 229 13 24 1 71 1 10 0 334 15
Beşiktaş 2017–18 Süper Lig 23 2 5 0 6[a] 0 1[f] 0 35 2
2018–19 Süper Lig 10 3 0 0 7[g] 2 17 5
Gjithsej 33 5 5 0 13 2 1 0 52 7
Porto 2018–19 Primeira Liga 13 2 3 0 3[a] 0 2[h] 0 21 2
2019–20 Primeira Liga 25 1 2 0 9[i] 0 1[h] 0 37 1
2020–21 Primeira Liga 27 2 4 0 6[a] 0 3[j] 0 40 2
2021–22 Primeira Liga 21 1 3 0 9[k] 0 0 0 33 1
2022–23 Primeira Liga 24 0 5 0 4[a] 0 3[j] 0 36 0
2023–24 Primeira Liga 22 1 4 0 7[a] 2 1[c] 0 34 3
Gjithsej 132 7 21 0 38 2 10 0 201 9
Gjithsej karriera 521 34 56 1 140 7 23 0 742 42
  1. ^ a b c d e f g h i j k l m n o p q r Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  2. ^ Ndeshje në UEFA Super Kupë
  3. ^ a b Ndeshje në Supertaça Cândido de Oliveira
  4. ^ a b c d Të gjitha ndeshjet në Supercopa de España
  5. ^ Një ndeshje në UEFA Super Kupë, një ndeshje në Supercopa de España, dy ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube
  6. ^ Ndeshje në Superkupa e Turqisë
  7. ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  8. ^ a b Të gjitha ndeshjet në Taça da Liga
  9. ^ Dy ndeshje në UEFA Liga e Kampioneve, shtatë ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
  10. ^ a b Dy ndeshje në Taça da Liga, një ndeshje në Supertaça Cândido de Oliveira
  11. ^ Pesë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, katër ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
Redaktuar më 1 korrik 2024[100][101]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Portugalia 2007 1 0
2008 12 1
2009 11 1
2010 6 0
2011 7 0
2012 12 1
2013 8 0
2014 8 0
2015 3 0
2016 13 1
2017 11 1
2018 11 2
2019 5 0
2020 5 0
2021 10 0
2022 10 1
2023 1 0
2024 6 0
Gjithsej 140 8

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 1 korrik 2024[101]
Rezultatet e Portugalisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Pepe.
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Pepe
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 7 qershor 2008 Stade de Genève, Gjenevë, Zvicër 4  Turqia 1–0 2–0 UEFA Euro 2008
2 9 shtator 2009 Stadiumi Ferenc Puskás, Budapest, Hungari 21  Hungaria 1–0 1–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2010
3 13 qershor 2012 Arena Lviv, Lviv, Ukrainë 41  Danimarka 1–0 3–2 UEFA Euro 2012
4 1 shtator 2016 Estádio do Bessa, Porto, Portugali 78  Gjibraltari 5–0 5–0 Ndeshje miqësore
5 2 korrik 2017 Otkrytiye Arena, Moskë, Rusi 86  Meksika 1–1 2–1 p.k.sh. FIFA Kupa e Konfederatave 2017
6 30 qershor 2018 Fisht Olympic Stadium, Sochi, Rusi 99  Uruguaji 1–1 1–2 FIFA Kupa e Botës 2018
7 6 shtator 2018 Estádio Algarve, Faro/Loulé, Portugali 100  Kroacia 1–1 1–1 Ndeshje miqësore
8 6 dhjetor 2022 Lusail Iconic Stadium, Lusail, Katar 132   Zvicra 2–0 6–1 FIFA Kupa e Botës 2022
Porto
Real Madrid
  • Lojtari i Muajit i Primeira Ligës: prill 2006[102]
  • Ekipi i Turnamentit i UEFA Kampionatit Evropian: 2008,[103] 2012,[104] 2016[105]
  • Ekipi i Sezonit i La Ligës nga Goal: 2010–11[106]
  • Atleti më i mirë portugez jashtë shtetit nga CNID: 2014
  • Ekipi i Sezonit i ESM: 2013–14
  • Ekipi i Sezonit i Süper Lig: 2017–18[107]
  • Mbrojtësi i Sezonit i Süper Lig: 2017–18
  • Ekipi i Sezonit i Primeira Ligës: 2019–20, 2020–21, 2021–22, 2022–23
  • Mbrojtësi i Muajit i Primeira Ligës: shtator 2020, tetor 2020, prill 2023
  • Çmimet Quinas de Ouro – Lojtari më i mirë portugez që luan në Portugali: 2020
  1. ^ "FIFA Confederations Cup Russia 2017: List of players: Portugal" (PDF) (në anglisht). FIFA. 20 mars 2018. fq. 7. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 janar 2019. Marrë më 28 mars 2018.
  2. ^ "Pepe named as world's best defender of 2016" (në anglisht). Goal.com. 10 nëntor 2016.
  3. ^ "7 Best Centre-Backs of the Decade". HITC (në anglisht). 26 dhjetor 2019.
  4. ^ "Pepe: The Most Underrated Defender Of All Time?". the18.com (në anglisht). Marrë më 24 qershor 2024.
  5. ^ "Pepe lamenta falta de reconhecimento e descarta jogar no Brasil" (në portugalisht). Globo Esporte. 8 prill 2012. Marrë më 24 qershor 2024.
  6. ^ "Pepe regressa ao Marítimo" (në portugalisht). TSF. 23 korrik 2002. Arkivuar nga origjinali më 29 maj 2014. Marrë më 15 maj 2014.
  7. ^ "Pepe já assinou contrato" (në portugalisht). Record. 13 maj 2004. Marrë më 24 dhjetor 2020.
  8. ^ "Liga betandwin.com 2005/2006". ZeroZero (në portugalisht). Marrë më 18 maj 2013.
  9. ^ "Taça de Portugal 2005/2006". ZeroZero (në portugalisht). Marrë më 18 maj 2013.
  10. ^ "Madrid pick up Pepe from Porto" (në anglisht). UEFA. 10 korrik 2007.
  11. ^ "We won our 31st LaLiga title 16 years ago" (në anglisht). Real Madrid C.F. 4 maj 2024. Marrë më 23 qershor 2024.
  12. ^ "Balboa y Pepe se pelean durante el entrenamiento" (në spanjisht). Marca. 9 nëntor 2007.
  13. ^ "Navidades blancas: el Real Madrid apuntilla al Barça (0–1)" (në spanjisht). Diario Crítico. 23 dhjetor 2007.
  14. ^ "Pepe considers future in football after 'losing control' against Getafe" (në anglisht). The Guardian. 23 prill 2009. Marrë më 23 qershor 2024.
  15. ^ "Pepe receives 10-game ban" (në anglisht). Sportsnet. 24 prill 2009.
  16. ^ "Super Sevilla end Real Madrid's unbeaten run" (në anglisht). CNN. 4 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 24 qershor 2024. Marrë më 23 qershor 2024.
  17. ^ "Injury blow for Real Madrid defender Pepe" (në anglisht). The Daily Telegraph. 13 dhjetor 2009. Marrë më 23 qershor 2024.
  18. ^ "Pepe hit for six" (në anglisht). Sky Sports. 13 dhjetor 2009. Marrë më 23 qershor 2024.
  19. ^ "Ricardo Carvalho seals move from Chelsea to Real Madrid" (në anglisht). BBC Sport. 12 gusht 2010. Marrë më 12 shtator 2010.
  20. ^ "Pepe está dispuesto a irse libre en 2012 Pepe está dispuesto a irse libre en 2012" (në spanjisht). Diario AS. 2 tetor 2010.
  21. ^ "Pepe nearing Real Madrid exit" (në anglisht). Soccer News. 2 tetor 2010.
  22. ^ "Madrid defender Pepe ruled out with calf injury" (në anglisht). USA Today. 7 janar 2011.
  23. ^ "Ten-man Madrid undone by Messi magic" (në anglisht). UEFA. 27 prill 2011.
  24. ^ "Real release "proof" of Alves dive" (në anglisht). ESPN FC. 28 prill 2011. Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2011. Marrë më 25 qershor 2024.
  25. ^ "Disciplinary cases opened against Real Madrid and Barcelona" (në anglisht). UEFA. 28 prill 2011. Marrë më 24 janar 2012.
  26. ^ "Sanctions for Madrid and Barcelona" (në anglisht). UEFA. 6 maj 2011. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2011. Marrë më 24 janar 2012.
  27. ^ "Madrid hopeful over Pepe deal" (në anglisht). ESPN FC. 21 mars 2011. Arkivuar nga origjinali më 13 korrik 2012. Marrë më 25 qershor 2024.
  28. ^ "Pepe, Ramos extend Real contracts" (në anglisht). ESPN FC. 12 korrik 2011. Marrë më 27 korrik 2011.
  29. ^ "Ronaldo hits hat-trick" (në anglisht). ESPN FC. 6 nëntor 2011. Arkivuar nga origjinali më 9 nëntor 2011. Marrë më 10 nëntor 2011.
  30. ^ Sid Lowe (19 janar 2012). "Real Madrid's Pepe sparks controversy for stamp against Barcelona" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 21 janar 2012.
  31. ^ Paul Hayward (19 janar 2012). "Barcelona magician Lionel Messi has a rare talent that deserves protection after Real Madrid rough-housing" (në anglisht). The Telegraph. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2022. Marrë më 23 janar 2012.
  32. ^ "Spanish papers brand Pepe 'shameful' for stamping on Lionel Messi" (në anglisht). The Guardian. 19 janar 2012. Marrë më 23 janar 2012.
  33. ^ "Pepe apologises for 'unintentional' stamp on Lionel Messi's hand" (në anglisht). The Guardian. 20 janar 2012. Marrë më 23 janar 2012.
  34. ^ Luke Edwards (23 janar 2012). "Jose Mourinho to quit as Real Madrid manager in June" (në anglisht). The Telegraph. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2022. Marrë më 24 janar 2012.
  35. ^ "Vaya atraco, hijo de puta" (në anglisht). Marca. 22 mars 2012. Marrë më 23 mars 2012.
  36. ^ "Pepe handed two-match ban" (në anglisht). ESPN FC. 23 mars 2012. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2012. Marrë më 23 mars 2012.
  37. ^ "Real Madrid clinch 32nd La Liga title as Cristiano Ronaldo rounds off 3–0 win against Athletic Bilbao" (në anglisht). The Telegraph. 3 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2022.
  38. ^ "Real Madrid's Pepe in hospital following Casillas collision" (në anglisht). Goal.com. 19 gusht 2012. Marrë më 21 gusht 2012.
  39. ^ "Real Madrid's Pepe home from hospital" (në anglisht). ESPN FC. 20 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali më 3 janar 2013. Marrë më 22 gusht 2012.
  40. ^ "Mourinho: "Pepe's problem is Varane"" (në anglisht). Marca. 7 maj 2013.
  41. ^ "La final acabó en bronca Pepe-Simeone y mecherazo a Courtois" (në spanjisht). Marca. 18 maj 2013.
  42. ^ Sid Lowe (7 qershor 2017). "Pepe leaves Real Madrid a touch bitter but with inner Hannibal Lecter tamed" (në anglisht). The Guardian.
  43. ^ "Pepe joins Real Madrid's 300-game club" (në anglisht). Marca. 9 janar 2016. Marrë më 26 qershor 2024.
  44. ^ "Hand of Zidane on display" (në anglisht). Marca. 9 janar 2016. Marrë më 26 qershor 2024.
  45. ^ "Spot-on Real Madrid defeat Atlético in final again" (në anglisht). UEFA. 28 maj 2016.
  46. ^ "El Real Madrid, campeón de LaLiga Santander 2016/17" (në spanjisht). La Liga. 21 maj 2017.
  47. ^ "Real Madrid win La Liga title with victory at Malaga" (në anglisht). BBC Sport. 21 maj 2017.
  48. ^ "Majestic Real Madrid win Champions League in Cardiff" (në anglisht). UEFA. 3 qershor 2017.
  49. ^ "Pepe: Real Madrid defender leaving club after 10 years at Bernabeu" (në anglisht). BBC Sport. 6 qershor 2017. Marrë më 26 qershor 2024.
  50. ^ "Kepler Laveran Lima Ferreira'nın (Pepe) Transferi İçin givuhhyhgBaşlandı" (në turqisht). Beşiktaş J.K. 4 korrik 2017. Marrë më 4 korrik 2017.
  51. ^ Beşiktaş J.K. (5 korrik 2017). "Results or Ending of Transfer Meetings" (në turqisht). Turkish Public Disclosure Platform (KAP). Marrë më 6 korrik 2017.
  52. ^ "Beşiktaş vs. Antalyaspor 2 – 0" (në anglisht). Soccerway. 13 gusht 2017. Marrë më 13 gusht 2017.
  53. ^ "Besiktas coach injured in abandoned Istanbul derby" (në anglisht). Sky Sports. 20 gusht 2018.
  54. ^ "Thank you for your services Pepe!" (në anglisht). Beşiktaş J.K. 17 dhjetor 2018.
  55. ^ "Oficial: Pepe está de regresso ao FC Porto" (në portugalisht). O Jogo. 8 janar 2019. Marrë më 8 janar 2019.
  56. ^ "Pepe hizo una entrada 'criminal' en su debut con el Porto" (në spanjisht). Mundo Deportivo. 16 janar 2019. Marrë më 17 janar 2019.
  57. ^ "Pepe após a dobradinha: "Força para os que perderam alguém, que foram afetadas"" (në portugalisht). O Jogo. 2 gusht 2020. Marrë më 24 dhjetor 2020.
  58. ^ "Pepe herda braçadeira de capitão" (në portugalisht). Record. 12 tetor 2020. Marrë më 13 tetor 2020.
  59. ^ Emre Asikci (4 nëntor 2020). "Football: Porto extend contract with defender Pepe" (në anglisht). Anadolu Agency. Marrë më 24 dhjetor 2020.
  60. ^ Emily Wilson (25 tetor 2023). "A true legend! Pepe breaks impressive 17-year-old UCL record". OneFootball (në anglisht). Marrë më 25 tetor 2023.
  61. ^ "Pepe, the oldest scorer in Champions League history". BeSoccer (në anglisht). 7 nëntor 2023.
  62. ^ "FC Porto: Pepe marca em noite de 'Champions' e faz novamente história ao bater recorde... que lhe pertencia" (në portugalisht). Porto Canal. 13 dhjetor 2023. Marrë më 13 dhjetor 2023.
  63. ^ "ESPN FC on X". X (në anglisht). ESPN FC. 12 mars 2024. Marrë më 12 mars 2024.
  64. ^ "Pepe esteve exemplar" (në portugalisht). Correio da Manhã. 9 qershor 2008. Arkivuar nga origjinali më 15 dhjetor 2013. Marrë më 27 qershor 2024.
  65. ^ "Portugal name Pepe in Euro 2008 qualifiers squad" (në anglisht). ESPN FC. 30 gusht 2007. Arkivuar nga origjinali më 13 korrik 2012. Marrë më 27 qershor 2024.
  66. ^ "Pepe joy in Geneva" (në anglisht). UEFA. 8 qershor 2008.
  67. ^ "Last-gasp Varela revives Portugal's hopes" (në anglisht). UEFA. 13 qershor 2012.
  68. ^ "Spain survive test of nerve to reach final" (në anglisht). UEFA. 27 qershor 2012. Marrë më 18 qershor 2014.
  69. ^ "Muller-inspired Germany thrash ten-man Portugal" (në anglisht). FIFA. 16 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2014. Marrë më 17 qershor 2014.
  70. ^ Paul Hayward (16 qershor 2014). "Thomas Müller not to blame for Pepe's headbutt during Germany's 4–0 win over Portugal" (në anglisht). The Telegraph. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2022. Marrë më 2 korrik 2014.
  71. ^ Tom Kell (10 korrik 2016). "Portugal spoil France's party with extra-time win" (në anglisht). UEFA. Marrë më 10 korrik 2016.
  72. ^ Juuso Kilpeläinen (28 korrik 2018). "The finals of Euro 2016: The night of contradictions, the night of Pepe" (në anglisht). Football Paradise. Marrë më 15 dhjetor 2020.
  73. ^ Pro Soccer Development (11 korrik 2016). "Euro 2016 analysis: Pepe's part in Portugal's historic win" (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 30 korrik 2018.
  74. ^ "Portugal 2–1 Mexico" (në anglisht). FIFA. 2 korrik 2017. Arkivuar nga origjinali më 21 shkurt 2017. Marrë më 11 gusht 2017.
  75. ^ a b c "That's embarrassing! BBC pundits analyse Pepe's tumble" (në anglisht). BBC Sport. 20 qershor 2018. Marrë më 20 qershor 2018.
  76. ^ "Cavani fires La Celeste past European champions" (në anglisht). FIFA. 30 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 28 qershor 2018.
  77. ^ "Pepe scores on 100th appearance as Portugal hold Croatia" (në anglisht). Reuters. 6 shtator 2018. Arkivuar nga origjinali më 9 janar 2019. Marrë më 8 janar 2019.
  78. ^ Michael Emons (6 qershor 2021). "Uefa Euro 2020: Premier League players face test of endurance after long, hard season" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 11 qershor 2021.
  79. ^ Dakir Mohammed Thanveer (25 tetor 2022). "Portugal reportedly name provisional 55-man squad for 2022 FIFA World Cup; Liverpool star receives surprise call up" (në anglisht). Sportskeeda. Marrë më 9 nëntor 2022.
  80. ^ "Os 26 convocados de Portugal: Gonçalo Ramos, António Silva, Otávio e Matheus Nunes chamados" (në portugalisht). SAPO. 10 nëntor 2022. Marrë më 10 nëntor 2022.
  81. ^ Sanjesh Singh (6 dhjetor 2022). "Pepe Becomes Second-Oldest Player to Score in a World Cup vs. Switzerland". NBC Sports (në anglisht). Yahoo! Sports. Marrë më 6 dhjetor 2022.
  82. ^ "Convocados para o Euro 2024" (në portugalisht). Federata Portugeze e Futbollit. 21 maj 2024. Marrë më 21 maj 2024.
  83. ^ "Portugal's Pepe to become oldest player in European Championship history" (në anglisht). Reuters. 18 qershor 2024.
  84. ^ Sid Lowe (23 qershor 2024). "'A wonderful example' – Pepe takes Euro 2024 by storm at the age of 41" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 24 qershor 2024.
  85. ^ "The Pepe Controversy And The Spanish Press: Marca, Xenophobia And The Lowest Common Denominator" (në anglisht). SB Nation. 24 janar 2012. Marrë më 10 tetor 2015.
  86. ^ "Pepe return a big boost for Real" (në anglisht). ESPN FC. 18 shkurt 2015. Marrë më 24 qershor 2024.
  87. ^ "Pepe, il "macellaio" del Real Madrid Ecco la top 5 dei falli più significativi" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 5 maj 2015. Marrë më 10 tetor 2015.
  88. ^ David Cartlidge (6 korrik 2016). "In defence of Portugal's Pepe" (në anglisht). ITV. Marrë më 12 mars 2017.
  89. ^ "Pepe receives 10-game ban" (në anglisht). Sportsnet. 24 prill 2009. Marrë më 10 tetor 2015.
  90. ^ "Porto v Chelsea: Pepe - is Portuguese defender's reputation an unfair one?" (në anglisht). BBC Sport. 7 prill 2021. Marrë më 24 qershor 2024.
  91. ^ "Pepe and Cristiano: Firm friends and Portuguese pillars" (në anglisht). FIFA. 19 nëntor 2022. Marrë më 24 qershor 2024.
  92. ^ Henry Winter (24 qershor 2024). "Pepe teaches naive Arsenal a lesson in Champions League" (në anglisht). The Times. Marrë më 24 qershor 2024.
  93. ^ "Odegaard praises Porto defender Pepe for career longevity: 'Respect to him'" (në anglisht). The Independent. 11 mars 2024. Marrë më 24 qershor 2024.
  94. ^ Jacob Whitehead (24 qershor 2024). "Pepe is Portugal's ageless wonder - and older than a third of the nations at Euro 2024" (në anglisht). The New York Times. Marrë më 24 qershor 2024.
  95. ^ Pablo Polo; Chris Winterburn (8 mars 2017). "Pepe returns to the fold" (në anglisht). Marca. Marrë më 24 qershor 2024.
  96. ^ Jermaine Jenas (11 korrik 2016). "Jermaine Jenas exclusive: Pepe, the man we love to hate, has proved himself to be Portugal's main man" (në anglisht). Yahoo Sports. Marrë më 24 qershor 2024.
  97. ^ "Ana Sofia Moreira é a inspiração de Pepe" (në portugalisht). Record. 18 qershor 2016. Marrë më 24 dhjetor 2020.
  98. ^ "Pepe" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 20 prill 2014.
  99. ^ "Pepe" (në anglisht). Football Database. Marrë më 7 janar 2019.
  100. ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Pepe" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 29 tetor 2022.
  101. ^ a b "Pepe". eu-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 4 korrik 2024.
  102. ^ "Pepe é o Jogador do Mês" (në portugalisht). Record. 2 maj 2006. Marrë më 11 qershor 2021.
  103. ^ "Spain dominate Team of the Tournament" (në anglisht). UEFA. 30 qershor 2008. Marrë më 11 qershor 2021.
  104. ^ "Ten Spain players in Team of the Tournament" (në anglisht). UEFA. 2 korrik 2012. Marrë më 11 qershor 2021.
  105. ^ "UEFA EURO 2016 Team of the Tournament revealed" (në anglisht). UEFA. 11 korrik 2016. Marrë më 11 korrik 2016.
  106. ^ "La Liga Team of the Season 2010–11" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 11 qershor 2021.
  107. ^ "Turquia: Pepe e Quaresma distinguidos na Gala Anual" (në portugalisht). TVI 24. 12 shtator 2018. Marrë më 11 qershor 2021.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]