Jump to content

Maliki

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Maliki (arabisht مالكي) është një prej katër medh-hebeve të fikhut. Themeluesi i kësaj medh-hebi është Malik ibn Enesi në shekullin e tetë. Krahasu me medh-hebin Shafi'i, ky medh-heb është më i madh, por krahasim me medh-hebin Hanefi, ky medh-heb është më i vogël. Sheriati bazuar në Maliki është kryesisht në shtete e Afrikës Veriore (me përjashtim veriun dhe lindjen): Afrika perëndimore, Çadi, Egjipti, Sudani, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe pjesa veri-lindore e Arabisë Saudite.

Harta që tregon ku medh-hebi Maliki është përhapur në shtete të ndryshme.

Medh-hebi Maliki ka pasur sukses në Afrikë, poashtu në Spanjë dhe Sicilia. Medh-hebi Maliki rrjedh kryesisht nga puna e Malik ibn Enesit, veçanërisht Muwatta Imam Malik, i njohur si Al-Muwatta. Muwatta mbështet hadithe të vërteta, përfshirë edhe komentimin e Imam Malikut, por është aq i plotë se ajo është konsideruar në medh-hebin Maliki të jetë një hadith të shëndoshë në vetvete. Burimet i cili medh-hebi Maliki ka: praktikimi i njerëzve në Medinë, pastaj konsensusi i shokëve të Muhammedit, pastaj mendimi i Sahabëve, Kijasi (analogjia) dhe i fundit është Mudawwanah i cili është bashkëpunëtorë në punimet e Malikut.

Xhamia e madhe në Kairouan në Tunizi i cili ka pasur reputacion nga shekulli i 9, është një prej qendrave kryesor të medh-hebit Maliki.

Dallimi me medh-hebët tjera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si medh-hebët tjera, Maliki përdorë Kur'anin si burim fillor dhe praktikimin e Muhammdit. Në medh-hebin Maliki, tha se tradita përfshin jo vetëm atë që është regjistruar në hadithe, por edhe vendimet ligjore të katër kalifëve të udhëzuar drejtë - sidomos Omerit.

Në medh-hebin e Malikut ka mendime të ndryshme rrethi namazit.

  • Nuk lejohet të recitohet ndonjë lutje para Fatihas në namazet obligative (Recitimi i besmelës, Bismillah para Fatihas).
  • Në Teshehud, dorën e djathtë i vendos në kofshë dhe gishti tregues lëvizet.
  • Duaja e kunutit recitohet vetëm në namazin e sabahut.
  • Malikët nuk thojnë asgjë gjatë pozitës së përkuljes gjatë namazit.
  • Shtatzënia jashtë martese konsiderohet zina.
  • Muzika dhe këndimi është haram (e ndaluar) bazuar në hadithe dhe ajete Kur'anore.
  • Pikturimi i njerëzve dhe krijesave të gjalla janë haram, sidoqoftë medh-hebi Maliki e ka lejuar vizatimet jo të gjalla.
  • Që të bëhet martesa e vleshme duhen dy dëshmitarë të besueshëm, duhet të jenë burra ose meshkuj myslimanë ose grua myslimane.
  • Pa lejen e babasë ose kujdestarit të saj, vajza nuk mund të martohet.