Lukreci
Lukreci (rreth 98 – 55) ose Titus Lucretius Carus përveç vitit të lindjes dhe vdekjes që gjithashtu janë të pasigurtë dhe mendohet qe lindi ndermjet viteve 99 dhe 95 pr.k,nuk dimë gati asgjë dhe lirisht themi se jeta e tij për ne është një lëmsh i hamendjeve pasiqë tre rreshtat e shkruara mbi jetën e tij që i gjejmë sot datojnë nga fundi i shek IV – fillimi i shek. V nga Shën Zheromi, dhe duhet thënë se nuk mund ti besojmë aspak edhe atij pasiqë thot se Lukreci u çmend nga një filtrë dashurie dhe e mbyti veten… Kur dijmë se nga veprat se çka mendonte mbi dashurinë, është shum vështire t’i besohet këtyre tri rreshtave aq më tepër kur dijmë se Lukreci ishte ateist i madh dhe se një numër i madh kishtarësh gjithëmonë e sulmuan veprën e tij.
Hulumtuesit e kohëve më të reja janë kategorikë kur bëhet fjalë për një çmenduri të Lukrecit dhe thonë se nuk ka aspak vend në ndonjë dyshim mbi gjendjen e shëndoshë psiqike. Shumë studime të veprave nga ana e psikiatërve të njohur nuk lejojnë aspak të mendohet në ndonjë çrregullim mendor.
Megjithatë, në disa vepra vërrehet qartë se janë të papërfundura, se nuk e kanë akoma formën e përfunduar, por kur dijmë se doktrina epikuriste nuk ishte kundër vetëvrasjes, mund të lejomë, se dhe është mjaftë e mundshme, teza e ndërprjes së jetës me dorë të vet.(1)
Kur flas për inatet e kishtarëve kundër Lukrecit, kam parasyshë edhe një marifet tjetër të Shën Jeromit i cili tjot se Ciceroni paskësh korrigjuar veprat e tij, thënie që nuk lidhet me asnjë provë e përkundrazi shkon kundër asaj që thot vet Ciceroni për Lukrecin dhe veprën e tij : "Lukreci ka veti të shkëqyera natyrore, e poashtu edhe shum art" (zeje).(2)
Por, kur flitet për biografi, do të them se teprohet nganjëherë kur thuhet se nuk dijmë gjë mbi jetën e Lukrecit. Nëse nuk kemi njohuri të sakta mbi prejardhjen e tij familjare dhe gjendjes klasore, kemi vepr¨n e tij të jashtëzakonshme, e kjo është kryesorja se nga aty nxjerrim dobinë më të madhe dhe njiherit njohim ndriçimin e plotë të këtij poeti dhe filozofi të madh.
Nga vepra kuptojmë se është i mishëruar me Romën dhe se ka një edukatë greke. Njihemi me elanin dhe dashurinë e tij për të vërtetën dhe për njeriun e për krejt çka e rrethon. Dijmë se Epikuri(3) është frymëzuesi i tij kryesor e besoj se mësheftësitë mbi jetën e tij pasojnë si frut i parimit mësuesit të vet Epikurit për "Jetë e mësheftë".
Vlen të përmendet një dukuri tjetër gati mistike rreth Lukrecit. Poetët e kohës së tij nuk e përmendin aspak. Horaci, Tibuli, Augusti dhe as Virgjili që është plot e përplot lukrecizëm, nuk e përmend asnjëherë. Nga bashkëkohorët përjashtim bënë vetëm Ovidi i cili e ngrë lartë veprën e Lukrecit.
Kur të studjojmë rrethanat e kohës se Lukrecit, vijmë në përfundim se idetë e palëvizshme ateiste, pengonin ripërforcimin e ritualeve fetare në Romë dhe si dhe përhapjen e krishtërimit nga apostujtë. Dy erëra, njëra në pushtet e tjetra që vinte e përhapej e merte forcë. Idetë kundërshtare të përhapura me një art të fuqishëm të Lukrecit, nuk i pëlqyen as Augustit e as të krishterëve që me siguri ndikuan që Lukreci mos të përmendej nga bashkëkohorët por edhe as shumë shekuj më vonë. Vepra e tij nuk gjindej më askund. Në qindvjeçarët VIII-IX, mendohet se gjindej akoma vetëm një dorëshkrim. Vetëm në kohën e Rilindjes, Lukreci u rizbulua dhe përmendet disa herë nga Montaigne, kurse filozofët e shekujve XVIII e më sot, e ngrejnë shpesh në piedestal edhe mbi vet Virgjilin e famshëm.
Trazirat e kohës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lukreci jetoi në kohë të trazirave dhe ndryshimeve të mëdha historike : kryengritjet kundër Romës, betejat e e Mariusit dhe Sillës, rebelimin e skllavëve me Spartakun, Triumviratin e parë… Ishte kjo periudhë e ngadalsimit dhe varfërimit që erdhi pas ngritjes së lavdishme të shekujve III dhe II p.e.r. Shkatërrimi i krejt asaj që ishte arritur më parë, shlatërrimi i Republikës dhe hypja në fuqi e korupcionit dhe shpartallimi i etikës dhe moralit shoqëror ishte evident. Lukreci pra jetoi në kohën kur virtyti i punës zëvendësuar me dembelinë dhe dredhinë. Feja dhe ritet më nuk ngjallnin kërshëri dhe pra nuk plotësonin aspak jetën shpirtërore të qytetarëve. Ajo nuk arrinte më ti kënaq kërkesat mbrojtëse ndaj frigës, ndaj trazirave të brëndshme e as kërkesat e zemrës së besimtarëve. Kjo bëri që njeriu i rendomtë t’i këthehet mendimeve freskuese që vinin sidomos nga Greqia si që ishin Stoicizmi, Epikurizmi si dhe dogma të reja religjioze.
Në këtë labirinth kalimtare dogmash fetare, u ngrit Lukreci me veprën ateiste të ndikuar kryekëput nga idetë e Epikurit. Poezia e tij i takon kohës paraklasike romake e huazuer nga grekët por duke ruajtur kryekëput formën latine, sidomos atë të poetit të lashtë Enius, prandaj edhe quhet "poet latin i Epikurizmit".
Botërat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Epikurizmi ndërton dallimin në mes të Gjithësisë dhe Botës sonë përkufizimi i së cilës përcaktohet nëpërmjet të fuqisë së shqisave tona, në rradhë të parë nga shqisa e të pamurit (toka, qielli, dielli hëna dhe dhe planetat e yjet) e kjo është vetëm një pjesëz e « Gjithit » - Gjithësisë.
Atome të panumërta, gjithëmonë në lëvizje e sipër në hapësirë (« shprazëti »), lindën botërat. « …ka grupime të tjera materjesh, analoge të botës sonë » thotë Lukreci (Lucreci II-1064/1065) dhe shton se ka dikund në gjithësi, jashtë nga hapësira jonë, raca të ndryshme njerëzish si dhe lloje kafshësh.
Mëtej, Lukreci i shtron në vendin e dyte vetitë vetitë e krijime dhe krijesave pasiqë atomet nuk kanë as erë, as shije e as ngjyrë. Krejtë vetitë e tyre si njelmësia, yndyra… janë pasojë e kombinimeve të atomeve që e krijonë gjënë dhe subjektin e sajë. Në këtë mënyre spjegohet edhe vet jeta që sipas Lukrecit rrjedh gjithashtu nga një përzierje atomesh që pa ndonjë pengesë krijojnë të ndishmen (shqisën) nga e pandjeshmja, ngjyrën nga pangjyra erën nga paera…
Qeniet e gjalla
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jeta është gjallëri dhe të gjallët jetojnë në saje të shpirtit (gjallërisë) që kanë dhe krejtë puna e organeve dhe shqisave varet nga shpirti i cili nuk është asesi diçka jomateriale. Ai është thjesht i krijuar nga atome më të lehta dhe më të lëvizshëm të cilët janë të shpërndarë nëpër trupin si lëng dhe e bëjnë atë të gjallë. Kur ky trup të shkatrohet, përbërja e atomeve të lehta shpërndahen në ajër duke u rikëthyer në gjendjen e tyre të parë që do të thotë se edhe shpirti përfundon njësoj si trupi. Ne këtë kontekst po përmend teorinë e Gjasmimeve që është edhe njëra ndër teoritë më kurioze ku Lukreci flet për « membrana të lehta » të shkëputura dhe që lëvizin në të gjitha drejtimet dhe kur hyjnë në trupin e njeriut provokojnë senzacione. Këta imagjinata, figura apo spektra janë gjithashtu materje me qëndrim jashtëzakonisht solid… :
"Nga të gjitha objektet, egzistojnë ata që na i quajmë gjasmime : lloje membranash të lehta të shkëputura nga sipërfaqja e trupave… …
Nuk besojmë më gjatë më se diçka nga na mund të jetoj pas vdekjes : trupi dhe shpirti njëkohësisht të asgjësuar, ndahen nga neri tjetri në elemente gjegjëse." (Lucreci, IV, 33 –45)
Gjasmimet, nuk mund pra as të jenë dhe as të përmenden si provë e pavdekshmërisë së shpirtit e as nuk duhet të na mbjellin frigën nga ndonjë ferr…
Nga kjo edhe përfundimi se Zotrat egzistojnë por ata nuk meren me njeriun, me botën e as me gjithësinë. Janë krijesa materiale të përbëra nga atome jashtëzakonisht të lehtë dhe të ndijshëm, akoma më të lehtë dhe të ndijshëm se atomet e shpirtit. Ata nuk kanë ndërmarë as nuk ndërmarin kurrë ndonjë punë në historinë e egzistencës. As zanafilla e as fenomenet në natyrë nuk janë ndërhyrje e tyre.
Nga kjo përfundojmë se Lukreci, edhepse i quajtur ateist nga shum studjuesë, ai është besimtar politeist sepse si që pamë edhe më lartë, ai pranon egzistencën e tyre por shkëputet na togu fetar sepse : « Perenditë nuk interesohen aspak për njerëzit dhe problemet e tyre : Ata nuk kanë krijuar njerëzit ; nuk meren me ta ; janë plotësisht të pandijshëm ndaj lutjeve të tyre, ndaj flijimeve, ndaj hyjnishatëjtësve apo ndaj atyre që thërrasin njohjen e tyre. » Bota e ynë ka lind dhe do të vdes si edhe krejtë gjithësia sepse nuk kanë asgjë të pavdekshme në vehte.
Në fund të them se vepra e Lukrecit titullohet "De natura rerum" që është njëherit përkthim i titullit të veprës së zhdukur të Epikurit "Peri fiseos".