Jump to content

Logopedia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Zonat e Vernikes dhe e Brocës

Logopedia është një fushë e cila praktikohet nga specialistë të quajtur logopedë, të cilët janë të aftë të vlerësojnë, diagnostikojnë dhe trajtojnë çrregullime të komunikimit, çrregullime konjitive, çrregullime të zërit dhe të gëlltitjes.

Logopedia (terapia e të folurit) është një shkencë që merret me parandalimin, zbulimin, diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të komunikimit njerëzor, e cila përfshin të gjitha proceset dhe funksionet që lidhen me artikulimin e të folurit, perceptimin dhe prodhimin e gjuhës gojore dhe të shkruar, si dhe format e komunikimit jo verbal (përkufizimi i Shoqatës Evropiane të Patologëve të të folurit dhe të gjuhës).[1]

Logopedi është një ekspert i pavarur, veprimtaritë qendrore të të cilit kryhen në fushën e parandalimit, vlerësimit dhe ndërhyrjes në rastet e çrregullimeve të komunikimit njerëzor, trajtimin e tyre dhe kërkimin shkencor ( përkufizimi i Shoqatës Botërore të Patologëve të të folurit dhe të gjuhës - IALP), dhe logopedia është një profesion në zhvillim përgjatë linjave të shkencës së aplikuar dhe të pastër .

Ndryshe njihet edhe si patologjia e të folurit (ose patologjia e të folurit dhe gjuhës) dhe është një fushë ndërdisiplinare e psikologjisë, pediatrisë dhe shëndetësisë që zakonisht praktikohet nga një terapist i të folurit dhe gjuhës, ose më shkurtimisht "logoped". Patologjia e gjuhës dhe të folurit konsiderohet "një profesion i lidhur me shëndetin" së bashku me audioologjinë, optometrinë, terapinë okupacionale, psikologjinë e rehabilitimit, terapinë fizike, analizën e sjelljes dhe të tjera. Përveç kësaj, logopedia merret edhe me hulumtime të aplikuara dhe themelore në këtë fushë. [1]

Logopedët specializohen në vlerësimin, diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të komunikimit (dëmtimet e të folurit dhe gjuhës), çrregullimet njohëse të komunikimit, çrregullimet e zërit dhe çrregullimet e gëlltitjes.

Logopedët gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimit të spektrit të autizmit (shpesh në një ekip me pediatër dhe psikologë).

  1. ^ a b https://shkronjat.al/cfare-eshte-logopedia/