Litota (figura letrare)
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky Te dhenat jane marre nga nje burim dhe ai burim nuk eshte cekur. nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
- Litota vjen nga greqishtja litotes' - zvogëlim, thjeshtësi.
-
- Litota është e kundërta e hiperbolës dhe autori thotë me pak, duke lënë të kuptohet më shumë. Litota përdoret për modesti, për druajtje dhe rrallëherë edhe për ironi.
-
- Shembull nga letërsia artistike:
- Kur Skenderbeu kthehet ne Krujë, ai i drejtohet kështu komandantit te kështjellës:
- E dini si kam luftuar
- për Sulltan' e për Turqinë
- dhe qysh ai më ka shuar
- vëllezërit e shtëpinë ?!
- S'janë punëra të lehta
- këto që janë punuar,
- dhe nuk rrinë të fshehta
- as janë për të harruar.
(Naim Frashëri - Historia e Skenderbeut)
Në vargun "S'janë punëra të lehta" kemi një litotë, sepse me fjalën të lehta nënkuptohet e kundërta: të rënda. Gjithashtu, edhe në vargun: As janë për të harruar, kemi një litotë dhe nënkuptohet: duhen kujtuar. Pjesëza zbutëse "as" shërben për t'i dhëne kuptim më të plotë litotës.