Juris Hartmanis
Juris Hartmanis | |
---|---|
U lind në | 5 korrik 1928 |
Vdiq | Gabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti |
Shkollimi | Instituti i Teknologjisë së Kalifornisë |
Çmimet | Çmimi Turing (1993) |
Karriera shkencore | |
Fushat | Shkenca Kompjuterike |
Institucionet | Elektricitet gjeneral Universiteti Kornell |
Studentët e doktoraturës | Allan Borodin Dexter Kozen Janos Simon |
Juris Hartmanis (lindur më 5 korrik 1928 - vdiq më 29 korrik 2022) është shkenctar i kompjuterave dhe teorist i kompjuterikës i mirënjohur, i cili, bashkë me Richard E. Stearns, pranoi Çmimin ACM Turing në vitin 1993 “në njohje të letrës së tyre themelore e cila themeloi fondacionin për fushën e teorisë komplekse kompjuterike”.
Hartmanis u lind në Letoni. Ai ishte i biri i Mārtiņš Hartmanis, një gjeneral i Ushtrisë Letoneze. Pasi Bashkimi Sovjetik pushton Letoninë në vitin 1940, Mārtiņš Hartmanis u arrestua nga sovjetikët dhe vdiq në burg. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, gruaja dhe fëmijët e Mārtiņš Hartmanis u larguan si refugjatë, nga frika për sigurinë e tyre nëse Bashkimi Sovjetik do ta merrte Letoninë sërish.
Ata fillimisht u zhvendosën në Gjermani, ku Juris Hartmanis pranoi një titull ekuivalent me atë të masterit në fizikë nga Universiteti i Marburgut. Pastaj ai shkoi në SHBA, ku pranoi titullin master në Matematikën e Aplikuar në Universitetin e Qytetit Kansas (tani i njohur si Universiteti i Qytetit Missouri-Kansas) në vitin 1951 dhe Ph.D. në Matematikë nga Institutinë e Teknologjisë së Kalifornisë nën supervisionin e Robert P. Dilworth në vitin 1955. Universiteti i Qytetit Missouri-Kansas e nderoi atë me Doktor Nderi i Letrave Humane në maj të vitit 1999.
Pasi dha mësim në Universitetin Kornell dhe Universitetin Shtetëror të Ohios, Hartmanis iu bashkua Laboratorit Hulumtues të Elektricitetit Gjeneral në vitin 1958. Derisa ishte atje, ai zhvilloi shumë principe të teorisë komplekse kompjuterike. Në vitin 1965, ai u bë profesor në Universitetin Kornell. Te Kornelli, ai ishte një nga themeluesit dhe kryetari i parë i departamentit të shkencave kompjuterike (që ishte një nga departamentet e para të shkencave kompjuterike në botë). Hartmanis ishtë një anëtar i Shoqatës për Makineri Kompjuterike dhe Shoqatës Matematikore Amerikane dhe anëtar i Akademisë Kombëtare të Inxhinierisë dhe Akademisë Kombëtare të Shkencave.[1]
Ai njihet më së shumti për çmimin e Turing me Richard Stearnsit, ku ai paraqiti klasat e kompleksitetit të kohës dhe provoi teoremën e hierarkisë së kohës. Një tjetër letër nga Hartmanis nga viti 1977, me Leonard Berman, paraqiti supozimin ende të pazgjidhur Berman-Hartmanis.
Publikime të zgjedhura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Berman, L.; Hartmanis, J. (1977), "On isomorphisms and density of NP and other complete sets", SIAM Journal on Computing, 6 (2): 305–322, doi:10.1137/0206023, MR 0455536
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!). - Hartmanis, J.; Stearns, R. E. (1965), "On the computational complexity of algorithms", Transactions of the American Mathematical Society, 117: 285–306, JSTOR 1994208, MR 0170805
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!).