Irmgard Griss
Irmgard Griss (e njohur ndryshe si Irmgard Griss-Reiterer lindur në 13 tetor 1946 në Styria) është një gjykatëse austriake, avokate dhe ish-presidente e Gjykatës së Lartë në Austri. Ajo u regjistrua si kandaidate e pavarur në zgjedhjet presidenciale në Austri në 2016.
Griss u diplomua në 1965 në Akademinë e Tregtisë në Graz, dhe më vonë fitoi titullin e juristes në Universitetin e Graz.Nga viti 1971 deri në 1975 ajo ishte asistente për kërkimin shkencor në universitet, teksa vijonte studimet në programin master në degën e Juridikut në Harvard. Griss ishte në 1978 avokate në Vjenë dhe prej 1979 deri në 1980 gjyqëtare pranë Gjykatës për çështje tregtie në Vjenë, dhe prej 1981 deri në 1987 gjyqëtare pranë një gjykate sërish në Vjenë. Nga 1987 deri në 1992 ajo ishte gjykatëse pranë Gjykatës së Apelit në Vjenë dhe prej 1993 gjykatëse në Gjykatën e Lartë Austriake. Përgjatë viteve 2007-2011 ajo u zgjodh presidente e Gjykatës së Lartë.
Griss bëri me dije se do të kandidonte e pavarur në zgjedhjet presidenciale në Austri të 2016 në datën 17 dhjetor 2015.[1] Pasi e bëri publike që nuk do të pranonte asnjë lloj suporti ekonomik nga partitë politike, ajo e zyrtarizoi kandidimin e saj. Më pas ajo u ftua në dy aktivitete të ndryshme për të prezantuar kandidimin e saj në formën e dëgjesave publike në dy parti politike: “Freedom Party of Austria” dhe NEOS. Më vonë të dyja partitë e refuzuan praninë e saj në këto dëgjesa.[2] NEOS u shpreh më vonë se do ta mbështeste Griss dhe cilindo kandidat tjetër të pavarur në mënyrë indirekte, duke shprehur shqetësim për politifizimin e fortë partizan të zyrës presidenciale dhe fushatës zgjedhore.[3] Griss fitoi rreth 19% të votave në raundin e parë të zgjedhjeve elektorale.
Në 18 qershor 2017 Griss iu bashkua aleancës elektorale me NEOS për zgjedhjet legjislative në 15 tetor. Edhe pse nuk është pjesëtare e partisë, ajo u listua në vendin e dytë të kandidatëve për NEOS. Ky vendim u miratua nga shumica e delegatëve në një takim partiak në Vjenë.[4]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Hofburg-Wahl: Griss hält Antrittsrede auf YouTube Die Presse, December 17th 2015 Stampa:De icon
- ^ 100.000 Euro: Erste Großspende für Griss' Kampagne Der Standard, December 18th 2015 Stampa:De icon
- ^ NEOS begrüßen Griss Kandidatur zur Bundespräsidentin “außerordentlich” Vienna Online, 18 December 2015
- ^ Griss bei NEOS-Treffen: "Große Ehre für mich" Kurier, July 8 2017 Stampa:De icon