Haxhi Zeka
Haxhi Zekë Byberi i njohur në histori Haxhi Zeka (Shoshan, 20 dhjetor 1832 - Pejë, 21 shkurt 1902) ka qenë ndër organizatorët e Lidhjes së Prizrenit dhe përkrahës i krahut autonomist të saj, drejtues i degës së Pejës të Lidhjes, ku u shqua si prijës ushtarak me kontribut në Mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë. Vite më pas u përpoq të përtërinte të njëjtën frymë lëvizjeje nëpërmjet Lidhjes së Pejës.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindi më 20 dhjetor në fshatin Shoshan të Malësisë së Gjakovës,[1] i biri i Mehmetit të Abedin Byberit dhe Zelfije Doçit nga Deçani.[2] Familja e tij u shpërngul në Pejë, ata ishin pronarë tokash dhe Haxhiu ishte tejet karizmatik.[3] Qe ndër organizatorët të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe një nga luftëtarët më të vendosur për autonominë e vilajeteve shqiptare dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të tyre. Në Kuvendin e parë të Lidhjes, më 10 qershor 1878, u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror të saj. Mori pjesë, si komandant ushtarak, në krye të forcave të Lidhjes në aksionin e Gjakovës, në shtator 1878 kundër Mehmet Ali Pashës.[4]
Krahas udhëheqësve të tjerë politikë e ushtarakë të Lidhjes luftoi në fund të 1879-ës dhe në fillim të 1880-ës për mbrojtjen e Plavës e Gucisë kundër forcave të Malit të Zi.[5] Komandonte fuqinë e Pejës, ku pranë tij u shqua Çelë Shabani; Haxhiu me të hollat e veta e mbajti ushtrinë gjatë gjithë dimrit.[6] Në pranverën e vitit 1881 mori pjesë në betejat kundër ushtrisë së komanduar nga Dervish Pasha.[5]
Së bashku me Sulejman Vokshin dhe Kadri Bajrin, Haxhi Zeka më 1884-1885 udhëhoqi kryengritjet antiosmane të shqiptarëve të Kosovës, që synonin të rimëkëmbnin Lidhjen dhe të vinin në jetë idetë e saj autonomiste. Më 1893 Haxhi Zeka me Bajram Currin organizuan kryengritjen që përfshiu Pejën, Gjakovën e vise të tjera të Kosovës kundër padrejtësive ekonomike e politike të perandorisë.[2] Pasi autoritetet e shtruan me njësi ushtarake kryengritjen, Haxhi Zeka kërkoi që të dorëzohej vetëm tek sulltani; në dhjetor 1893 u dërgua i shoqëruar në Stamboll, ku u prit miqësisht nga Sulltani. Atje kaloi dy vite mërgim "vullnetar" dhe u kthye më 15 tetor 1895, i pritur me të madhe nga bashkëatdhetarët e tij në Shkup dhe Pejë. Sipas disa burimeve, Haxhi Zeka me pasues të tij shkoi të shërbente në Luftën Greko-Osmane.[7]
Më 1897 kryesoi një kryengritje që nisi në Kosovë.[8] Në bashkëpunim me Komitetin Shqiptar të Stambollit të kryesuar nga Sami Frashëri dhe atdhetarët e tjerë brenda dhe jashtë atdheut, Haxhi Zeka organizoi më 23-29 janar 1899 në Kuvendin e Pejës ku u mblodhën 450-500 vetë[5][7] u themelua Lidhja e Pejës dhe u zgjodh kryetar i Komitetit të saj, dhe përfaqësonte programin autonomist të Komitetit të Stambollit.[7] Shumë qytete shqiptare shprehën solidaritet ndaj këtij organizimi.[9]
Në prill-maj 1899 organizoi të parat komitete luftëtarësh të përgatitur në përballimin e grupeve revolucionare bullgare.[10] Këto komitete u përgatitën më pas për kryengritje kundër perandorisë, por u shtruan nga Porta e Lartë.[11] Vijoi të mbante takime në pjesën veriore të vilajetit të Kosovës, në synim për t'i bashkuar shqiptarët kundër osmanëve dhe fqinjëve.[12][9] Në shkurt të 1901 në cilësinë e kryetarit të Lidhjes, organizoi një tubim te Tyrbja e Sulltan Muratit në Fushë Kosovë ku u shpreh për shqetësimet e tij për viset shqiptare; duke u bërë kësodore gjithnjë e më shumë armiku kryesor i ambicieve serbe.[13] Mendohet se Haxhiu i ofroi disa herë Perandorisë Austro-Hungareze shërbimet e veta dhe idenë për një bashkim mes Vilajeteve shqiptare dhe saj, por autoritetet vjeneze nuk i zinin besë sepse qe tejet i lidhur me oborrin sulltanor.[14]
Autoritetet serbe i dërguan konsullit të tyre në Prishtinë, Sima Abramoviç, armikun personal të Haxhiut, gjakovarin Mehmed Zaimin. Ky nxiti të birin, kapitenin e zaptijeve Adem Zajmin që ta vriste Haxhi Zekën; kjo ndodhi më 21 shkurt 1902 në pazarin Pejë. Haxhiu u varros në varrezat e xhamisë Sulltan Mehmed Fatih në Pejë. Vrasja e tij bëri të binte në fashë kryengritjet shqiptare që kishin shpërthyer në krejt vilajetin e Kosovës. Dorërasi u vra më 1912 nga autoritetet serbe, pasi kërkoi shpërblimin e premtuar para vrasjes.[13]
Trashëgimia kulturore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pronat e lëna
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mulliri i Haxhi Zekës është kompleks i madh i trashëgimisë industriale i cili i takon pjesës së dytë të shekullit të 19-të. Është ndërtuar me ndihmën e austro-hungarezëve. Ndërtesa përbëhet nga mulliri dhe hambari. Për kohën në të cilën u ndërtua ishte objekti më i lartë i cili posedonte tre kate. Fasada është nga guri i kombinuar, tulla, dritare hark dhe korniza. Mulliri i Haxhi Zekës është mulliri i parë në Kosovë dhe regjion i cili ka pasur teknologji më të përparuar të sjellur nga Austria. Fillimisht mulliri ka punuar me ujë, pastaj është përdorur energjia elektrike. Aty ka filluar ekonomia industriale në Pejë.[15] Në të kaluarën i gjithë regjioni ka kryer shërbimet e bluarjes së drithit dhe prodhimit të miellit.[16]
Pas vdekjes së Haxhi Zekës, udhëheqës u bë nipi i tij, Jashar Pasha. Në vitin 1997 u mor në mbrojtje nga shteti. Gjatë luftës së vitit 1998-1999, mulliri u dogj por u restaurua dy herë: në vitin 2004 pjesa e mullirit dhe në vitin 2016 pjesa e hambarit.[17]
Në afërsi të sheshit "Haxhi Zeka" gjendet Kulla e Pashës apo e njohur edhe si Kulla e Haxhi Zekës, muret e së cilës janë të përbëra me punimet karakteristike të mjeshtërve shqiptar të asaj kohe si: luani, vula e Sulejmanit etj. Ka arkitekturë karakteristike të shekullit XVIII dhe XIX, është dykatëshe e ndërtuar prej guri dhe me dritare e frëngji të punuara me përkushtim nga mjeshtër shqiptarë.[18]
Në nder të tij
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Universiteti publik i Pejës, pasardhës i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara në Biznes, mban emrin "Haxhi Zeka".[19] Gjithashtu një sheshit i është vënë emri i tij, në qendër të sheshit ndodhet shatërvani i ndërtuar në shek. XVI afër të të cilit ndodhet edhe shtatorja e Haxhi Zekës.[18]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Gjergj Fishta (3 mars 2006). The Highland Lute. I.B.Tauris. fq. 472–. ISBN 978-1-84511-118-2. Marrë më 29 nëntor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Historia e Popullit Shqiptar II, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Universiteti Shtetëror i Tiranës, Tiranë, 1979
- ^ Gawrych, George (2006). The Crescent and the Eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874–1913. London: IB Tauris. fq. 125, 127. ISBN 9781845112875.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sipas vëllimit "Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet austro-hungareze v. 1" Haxhi Zeka nuk figuron të ketë pasë rol qendror tek Aksioni. Theksohet si nxitës Ahmet efendi Kornica, kadiu i Gjakovës.
- ^ a b c Gawrych 2006, p. 125.
- ^ Belegu, Xhafer (1939). Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajë. Tiranë: Kristo Luarasi. fq. 76nb.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Hasan Kaleshi, Ismet Dermaku (1971). Dokumenta nga arkivi i Vjenës mbi Lidhjen e Pejës. Prishtinë: Godišnjak arhiva Kosova 4/5. fq. 149–211.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Skendi, Stavro (1967). The Albanian national awakening. Princeton: Princeton University Press. fq. 194. ISBN 9781400847761.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Gawrych 2006, p. 126.
- ^ Phillips, John (2004). Macedonia: Warlords and Rebels in the Balkans. I.B.Tauris. fq. 29. ISBN 9781860648410.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Historia e Popullit Shqiptar II, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Universiteti Shtetëror i Tiranës, Tiranë, 1979
- ^ Skendi 1967, p. 198.
- ^ a b Bartl, Peter (1995). Albanien: vom Mittelalter bis zur Gegenwart. Pustet. fq. 108. ISBN 9783791714516.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Skendi 1967, p. 271.
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 28 mars 2016. Marrë më 19 mars 2016.
{{cite web}}
:|accessdate=
dhe|access-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archivedate=
dhe|archive-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archiveurl=
dhe|archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ https://www.pejatourism.org/kultura-ne-peje.html
- ^ https://klankosova.tv/ora-7-mulliri-i-haxhi-zekes-i-shnderruar-tashme-ne-muze-19-01-2016-klan-kosova/
- ^ a b https://kk.rks-gov.net/peje/
- ^ https://unhz.eu/historiku-i-institucionit/