Jump to content

Haxherja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Haxherja (Arabisht: هاجر‎‎) ishte gruaja e profetit Ibrahim dhe nëna e Ismailit (Ishmael). Sipas besimit Islam, Haxherja ishte e bija e mbretit të Egjiptit.

Ibrahimi nuk kishte fëmijë. Ai ishte profet i Zotit. Mbreti i Egjiptit i'a dha vajzën e tij Haxherën për grua. Haxherja lindi një djalë dhe e emëruan Ismail. Pasi Haxherja e lindi Ismailin, Sara filloi të bëhej xheloze, kështu ajo e luti Ibrahimin që t'i largoj ata prej saj. Allahu i tha Ibrahimit që ta marrë Haxherën dhe Ismailin dhe t'i dërgojë ata në Meke. Ibrahimi i dërgoji ata në një vend ku nuk kishte ujë dhe pastaj u kthye në Canaan. Haxherja e pyeti Ibrahimin: "Për kë je duke na lënë në këtë vend të braktisur?" Por Ibrahimi nuk i'u përgjigj dhe ajo e pyeti: "A për hirë të Allahut je duke e bërë këtë?" Ibrahimi i'u përgjigj: "Po". Ajo tha: "Atëhere Allahu nuk do të na humb". Pastaj Ibrahimi u kthye drejt Shtëpisë së Shenjtë dhe u lut me fjalët:

'Zoti ynë! unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë, ku nuk ka bimë, e pranë shtëpisë tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa aty) që të falin namazin, pra bën që zemrat e disa njerëzve të mallëngjehen për ata, dhe, për të falënderuar me mirënjohje, furnizoj ata me fruta. (Ibrahim 14:37][1]

Për shkak mungesës së ujit në shkretëtirë, Haxherja vraponte mes Safës dhe Maruës për të kërkuar ujë për birin e saj. Pasi vrapo shtatë herë, një engjëll[2] u shfaq para saj. Ai i ndihmoi asaj dhe i tha se Zoti i'a ndëgjoi të qajturën e Ismailit dhe do t'i furnizojë me ujë. Në atë pikë, Zoti bëri që një burim të dilte nga toka, ku qëndronte thembra e Ismailit dhe më pas Meka u bë i njohur për përsosmërinë dhe bollëkun e ujit. Pusi u emërua më pas Zemzem, dhe u bë një burim i shenjtë i ujit.

Ndërtimi i Qabes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas burimeve islame, thuhet se Ibrahimi do të shkonte mes Palestinës dhe Mekës dhe më vonë Ibrahimi dhe djali i ti Ismaili ndërtuan QabenëMekë. "Pastaj Ibrahimi qëndroi në Palestinë për disa kohë, pastaj u kthye në Mekë për një arsye të rëndësishëm. Allahu e urdhëroi atë që ta ndërtoj në Mekë shtëpinë e parë ku do të adhurohet Allahu. Kështu që Ibrahimi ndërmori këtë detyrë të ndërtimit dhe djali i tij Ismaili i ngriti gurët. Kur muret u rritën, Ibrahimi qëndroi mbi një shkëmb, dhe kjo është Stacioni i Ibrahimit (Maqaam Ibraaheem) që gjendet në afërsi të Qabesë. Allahu thotë në Kuran:

Dhe (kujtoje) kur Ibrahimi dhe (djali i tij) Ismaili, e ngritën themelet e shtëpisë (Qabes) dhe u lutën: “Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je ai që dëgjon dhe di!” (Bekare 2:127)

Kur Ibrahimi e ndërtoi Qabenë, Allahu e urdhëroi që t'i thirrë njerëzit që ta bëjnë Haxhin, siq thotë në Kuran:

Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta. (Haxh 22:27)[1]
  1. ^ a b IslamQA website: "Ibrahim (peace be upon him)" Arkivuar 17 maj 2013 tek Wayback Machine IslamQA retrieved June 22, 2013
  2. ^ Zanafilla 21:17-19: "Dhe Perëndia dëgjoi zërin e djaloshit dhe engjëlli i Perëndisë thirri Agarin nga qielli dhe i tha: "Çfarë ke, Agar? Mos ki frikë, se Perëndia ka dëgjuar zërin e djaloshit aty ku ndodhet. Çohu, çoje djaloshin dhe mbaje fort me dorën tënde, sepse unë do të bëj prej tij një komb të madh". Atëherë Perëndia ia hapi sytë dhe ajo pa një pus uji: kështu vajti të mbushë calikun me ujë dhe i dha të pijë djaloshit.."