Gjeografia e Gjeorgjisë
Gjeorgjia shtrihet në veriperëndim të regjionit të Kaukazit, midis Kaukazit të Madh, Kaukazit të Vogël dhe Detit të Zi. Ka një territor prej 70.000 km².
Në relievin e sajë zotërojnë malet e Kaukazit që me vargmalet e shumta e të larta të ndara me lugina të thella, me kresha të mprehta të prera nga cirqet, luginat akullnajore, përkujtojnë fizionominë e Alpeve.
Diferenca të mëdha në hipsometrinë e Gjeorgjisë janë shprehur edhe në elementet klimatike. Kaukazi, është pjesë më e ngritur i relievit, karakterizohet me klimë malore. Ky tip klimatik i përgjet atij alpin mereshje të bollshme që në pjesën më të madhe bien në formë të borës, në verë të shkurtër dhe të freskët e dimër të gjatë dhe të ashpër.
Përkundrazi Ultësira e Kolhidës praën detit të Zi diferencohet për temperatura më të larta. Temperatura mesatare e janarit në Ultësirën e Kolhidesë arrijnë 6 °C, e në Tbilisi nëpër të cilën kalon lumi Kura, 1 °C.
Ujërat e Gjeorgjisë nëpërmes Rionit gravitojnë në Detin e Zi. Pjesa e epërme e lumit Kura ka drejtim të kundërt dhe derdhet në Liqenin Kaspik. Rrjeti relativisht i madh i lumenjve, sasia e mjaftueshme e ujit, zbritja e madhe, janë disa nga elementet e rëndësishme për shfrytëzimin e energjisë së ujit. Prandaj, Gjeorgjia prej të gjitha shteteve të këtij regjioni dallohet për potencial më të madh të energjisë hidrike. Në vitin 1940 Gjeorgjia ka prodhuar 742 milionë KWh e në vitin 1996 më se 6,8 miliardë KWh, përkatësisht 9 herë më të tepër. Në strukturën energjetike hidroenergjia merr pjesë me 70 %.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Gjeorgjisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |