Frenat
Appearance
Frena është një pajisje që përdoret për të ngadalësuar ose bllokuar lëvizjen e një trupi. Ekzistojnë lloje të ndryshme të frenave, si për mënyrën e funksionimit të tyre (frena dore ose këmbë), ashtu edhe sipas parimit të funksionimit (frenat mekanike, hidraulike, aerodinamike, elektrike dhe pneumatike). Frenat mekanike nga ana e tyre ndahen në frenat e këpucëve, frenat disk dhe frenat me kon.
Frenat e emergjencës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Frenat e emergjencës reagojnë në rrotat e të paktën njërit aks. Shërbejnë kur janë prishur frenat e shërbimit të automjetit.
Frenat e shërbimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Frenat e shërbimit reagojnë në të gjitha rrotat dhe shërbejnë gjatë lëvizjes normale të automjetit.
Frenat e sigurimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Frenat e sigurimit (qëndrimit) mund të reagojë mbi rrotat e njërit aks ose mbi boshtin e transmisionit. Shërben për të mbajtur të ndalur mjetin sidomos në rrugët me pjerrësi.