Jump to content

Efebia

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Efebia (Ephebos - ἔφηβος; shpesh e përdorur në shumës si epheboi; ephebe shumës: ephebes ose ephebus forma arkaike, në shumës: ephebi ), është një term i vjetër për një adoleshent mashkull, ose për një status shoqëror të rezervuar për atë periudhë, i përdorur ky në antikitet si te grekët e vjetër dhe romakët e po ashtu edhe te ilirët.

Grekët e lashtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Megjithëse fjala thjesht mund t’i referohet periudhës së adoleshencës së të rinjve të moshës stërvitore, përdorimi kryesor i saj është ekskluzivisht për anëtarët e një grupmoshe, në një institucion zyrtar ( efebia ) që ka për qëllimin edukimin dhe trajnimin e tyre si ushtarë, ndonjëherë të dërguar në fushë; nga ana e shtetit - qytetit ( polisit ) e që si institucion ka ekzistuar edhe në Republikën Romake para reformës së Gaius Mariusit, e gjithashtu edhe te shtetet ilire.

Në kohën e Aristotelit, emrat e efebëve gdhendeshin në një shtyllë bronzi (më herët kjo ishte bërë në pllaka prej druri) përpara dhomës së këshillit. Pas pranimit në kolegj, efebi betohej për besnikëri, dhe sipas shkrimeve të Pollux dhe Stobaeus (por jo edhe sipas Aristotelit), ceremonia e betimit bëhej në tempullin e Aglaurës, pas së cilës efebi dërgohej në Munichia ose Malin e Shenjtë (Acte) si pjesë e një garnizoni. Në fund të vitit të parë të stërvitjes, efebitë rivlerëoheshin, dhe, nëse performanca e tyre ishte e kënaqshme, shteti u siguronte nga një shtizë dhe një mburojë, e cila, së bashku me mantelin (chlamys) dhe kapelën (petasos), përbënte pajisjet e tyre personale. Në vitin e tyre të dytë ata transferoheshin në garnizone të tjera në Attica, patrullonin kufijtë dhe sipas nevojës edhe mund të merrnin pjesë aktive në luftë. Gjatë këtyre dy viteve ata ishin të lirë nga taksat, dhe në përgjithësi nuk u lejohej të paraqiteshin në gjykata (procese gjyqësore) si paditës ose të paditur. Efebiu merrte pjesë në disa nga festivalet më të rëndësishme athinase. Kështu gjatë Mistereve Eleusiane ata dërgoheshin që të merrnin objektet e shenjta nga Eleusisi si dhe të shoqëronin imazhin e Jakut në rrugën e shenjtë. Ata gjithashtu kryenin edhe detyra policore në mbledhjet e eklesias.

Romakët e lashtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Romë, ku elita (kryesisht patricët ) shpesh dërgoheshin për studime e trajnime në Greqi ose merrnin mësues grekë, fjala greke u përvetësua në formën latine ephebus (shumësi ephebi ), dhe fiksohej në kllapën e moshës 16-20 vjeç. Prej tyre njihen disa zyrtarë të rinj, nga të cilët për nga rëndësia e veçantë e tij ishte drejtori i Diogjenionit, ku të rinjtë në moshën përkatëse trajnoheshin për efebia. Në këtë periudhë kolegji i efebisë ishte një lloj qyteti në miniaturë; anëtarët e saj e quanin veten "qytetarë", dhe ajo posedonte një arkond (sundimtar), strateg, herald dhe zyrtarë të tjerë, sipas modelit të lashtë grek.

Në bashkësitë e qyteteve ilire, periudha e efebisë fillonte në moshën 17 vjeçare dhe zgjaste deri në moshën 20 vjeçare. Te ilirët, gjatë kësaj periudhe edukimi fizik dhe stërvitjet organizoheshin në gjimnaze dhe në reparte kufitare. Qëllimi kryesor ishte përgatitja e të rinjve për mbrojtjen e bashkësisë qytetare të cilës i përkisnin.

  • H. Jeanmaire, Couroi et Courètes: Essai sur l'éducation spartiate et sur les rites d'adolescence dans l'Antiquité hellénique, Bibliothèque universitaire, Lille, 1939
  • C. Pélékidis, Éphébie: Histoire de l'éphébie attique, des origines à 31 av. J.-C., éd. de Boccard, Paris, 1962
  • O. W. Reinmuth, The Ephebic Inscriptions of the Fourth Century B.C., Leiden Brill, Leyde, 1971
  • P. Vidal-Naquet, Le Chasseur noir et l'origine de l'éphébie athénienne, Maspéro, 1981
  • P. Vidal-Naquet, Le Chasseur noir. Formes de pensée et formes de société dans le monde grec, Maspéro, 1981
  • U. von Wilamowitz-Moellendorf, Aristoteles: Aristoteles und Athen, 2 vol., Berlin, 1916
  • N. Ceka, Arsimi dhe edukata te ilirët, Shkenca dhe jeta, nr.1, Tiranë, 1988

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Budin, Stephanie Lynn (2013). Intimate Lives of the Ancient Greeks. Santa Barbara, Calif.: ABC-CLIO. ISBN 978-0-31-338572-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Dodd, David, red. (2013). Initiation in Acient Greek Rituals and Narratives: New Critical Perspectives. London, UK: Routledge. ISBN 978-1-13-514365-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Farenga, Vincent (2006). Citizen and Self in Ancient Greece: Individuals Performing Justice and the Law. Cambridge University Press. ISBN 978-1-13-945678-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Sage, Michael (2002). Warfare in Ancient Greece: A Sourcebook. London, UK: Routledge. ISBN 978-1-13-476331-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Efebia.