Jump to content

Cristian Brocchi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Cristian Brocchi
Të dhënat vetjake
Emri i plotëCristian Brocchi
Datëlindja30 janar 1976 (48 vjeç)
VendlindjaMilano, Itali
Gjatësia1.71 m (5 ft 7 in)
PozicioniMesfushor mbrojtës (Tërhequr)
Karriera me të rinjtë
Milan
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1994–1998Milan0(0)
1995–1997Pro Sesto (huazim)57(3)
1997–1998Lumezzane (huazim)30(4)
1998–2000Hellas Verona59(8)
2000–2001Internazionale15(1)
2001–2008Milan99(4)
2005–2006Fiorentina (huazim)35(3)
2008–2013Lazio111(2)
Gjithsej406(24)
Karriera ndërkombëtare
2006Italia1(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 27 prill 2014

Cristian Brocchi (Italisht [ˈkristjan ˈbrɔkki]; lindur më 30 janar 1976) është një ish futbollist italian i cili për herë të fundit ka luajtur me skuadrën italiane LazioSerie A. Gjatë kohës që ka qënë futbollist Brocchi ka qënë i vlersuar për qëndrueshmërinë e tij dhe për ndërhyrjet e sakta.[1] Momentalisht ai është trajner në sektorin e të rijëve të AC Milan Primavera.[2]

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Brocchi filloi karrierën e tij te skuadra e të rinjëve të AC Milan dhe u huazua te Pro Sesto dhe Lumezzane në vitet e herëshme të karrierës së tij. Në 1998, Brocchi u shit te Hellas VeronaSerie B. Brocchi ndihmoi skuadrën që të ngjitej në Serie A.

Pas një viti në divizionin më të lartë të futbollit italian, trajneri Marcello Lippi e bleu atë te Inter në 2000, por megjithatë, ishte një sezon i vështirë për Brocchin dhe për pjesën tjetër të skuadrës së Interit pasi Lippi u shkarkua që në ndeshjen hapëse të Serie A, pas një humbje nga Reggina. Marco Tardelli udhëhoqi skuadrën drejt vendit të pestë në ligë dhe në fund i'a la vendin trajnerit Hector Cuper, i cili mori drejtimin e skuadrës në verën e vitit 2001, i cili kërkoi largimin e Brocchit. Brocchi më vonë e përshkroi kohën e tij te Inter si "eksperiencën më të keqe të tij",[3] pasi nuk kishte as mbështetjen e tifozëve dhe u penalizua edhe nga dëmtimet e shumta.

Në korrik 2001, Milan e ri-bleu atë në shkëmbim të Andrés Guglielminpietro, i cili kaloi te Inter.[4] Te Milan, Brocchi duhej të konkuronte për një vend titullar me argjentinasin Fernando Redondo.[5]

Brocchi u huazua te Fiorentina në korrik 2005,[6] me një mundësi për blerjen e kartonit të tij në fund të sezonit, por në fund të sezonit 2005–06, ai u rikthye te Milan si pjesë e problemeve të klubit kuqezi me skandalin e futbollit italian në 2006.

  1. ^ "Player Profile" [Profili i lojtarit] (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 27 janar 2013. Marrë më 7 janar 2013.
  2. ^ "Milan Allievi I e II Divisione Staff" (në anglisht). A.C. Milan. Marrë më 14 janar 2014.
  3. ^ "Cristian Brocchi". footballpress.net (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2010. Marrë më 27 prill 2014.
  4. ^ "IPOTESI SCAMBIO GULY-BROCCHI: GEORGATOS, L'ARRIVO E' IMMINENTE". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 17 korrik 2001. Arkivuar nga origjinali më 1 prill 2020. Marrë më 5 janar 2013.
  5. ^ "Brocchi extends Milan stay" [Brocchi zgjat qëndrimin te Milani] (në anglisht). UEFA. 19 shtator 2003. Marrë më 3 qershor 2010.
  6. ^ "Brocchi bound for Fiorentina" [Brocchi te Fiorentina] (në anglisht). UEFA. 19 qershor 2005. Marrë më 27 maj 2008.