BirdLife International
BirdLife International (dikur i njohur si Këshilli Ndërkombëtar për Ruajtjen e Zogjve) është një partneritet global i organizatave që përpiqen të ruajnë dhe të mbrojnë zogjët (shpendët), habitatet e tyre si dhe biodiversitetin global, duke punuar me njerëzit drejt qëndrueshmërisë në përdorimin e burimeve natyrore. BirdLife International paraqet organizimin më të madh të partneritetit përkatës në botë, me mbi 120 organizata partnere. [1]
Hyrje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]BirdLife International ka një anëtarësim prej më shumë se 2.5 milion njerëzve dhe organizatave partnere në më shumë se 100 vende. Partnerët kryesorë përfshijnë Shoqërinë Mbretërore për Mbrojtjen e Zogjve, Shoqërinë e Zogjve të Japonisë dhe Shoqërinë Kombëtare Audubon të SHBA. Selia e këtij grupi ndodhet në Kembrixh, në Mbretërinë e Bashkuar .
Prioritetet e BirdLife International përfshijnë parandalimin e zhdukjes së specieve të shpendëve, identifikimin dhe mbrojtjen e vendeve të rëndësishme për zogjtë, mirëmbajtjen dhe rivendosjen e habitateve kryesore të shpendëve, dhe fuqizimin e konservatorëve në të gjithë botën. Të udhëhequr nga një këshill global, organizatat anëtare zbatojnë strategjitë e grupit në nivelin lokal, rajonal dhe kombëtar.
BirdLife International ka identifikuar 7.500 zona të rëndësishme të shpendëve si dhe administron më shumë se 1.000.000 hektarë të habitatit të jetës së egër. Si autoriteti i vetëm zyrtar për regjistrimin e specieve të rrezikuara të zogjve për Listën e Kuqe të Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, BirdLife International ka identifikuar më shumë se 1000 specie zogjsh të rrezikuar me zhdukje duke zhvilluar edhe një strategji konservimi për secilin lloj. [2]
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]BirdLife International është një aleancë mbarëbotërore e organizatave joqeveritare që promovon ruajtjen e zogjve (shpendëve) si dhe habitatet e tyre. BirdLife International u themelua në vitin 1922 si Këshilli Ndërkombëtar për Ruajtjen e Zogjve nga ornitologët Amerikanë T. Gilbert Pearson dhe Jean Theodore Delacour nën emrin Komiteti Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Zogjve. Grupi u riemërua Komiteti Ndërkombëtar për Ruajtjen e Zogjve në vitin 1928, Këshilli Ndërkombëtar për Ruajtjen e Zogjve në vitin 1960 dhe "BirdLife International" në vitin 1993. [3] [4]
Organizimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]BirdLife International ka programe pune të konservimit dhe ruajtjes së natyrës në pjesët (rajonet) vijuese të botës:[5]
- Afrika, [6]
- Amerika, [7]
- Azia, [8]
- Evropa dhe Azia Qendrore, [9]
- Lindja e Mesme [10] dhe
- Paqësori. [11]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "BirdLife Partners" (në anglisht). BirdLife International. Arkivuar nga origjinali më 28 qershor 2019. Marrë më 30 gusht 2015.
- ^ "Red List Authority for birds" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2018. Marrë më 26 prill 2020.
- ^ "Our History" (në anglisht). BirdLife International. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2021. Marrë më 30 gusht 2015.
- ^ "Birds". iucn.org (në anglisht). 19 janar 2016. Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2018. Marrë më 26 prill 2020.
- ^ "Regions" (në anglisht). BirdLife International. Marrë më 30 gusht 2015.
- ^ "Africa" (në anglisht). BirdLife International. Marrë më 30 gusht 2015.
- ^ "Americas" (në anglisht). BirdLife International. Marrë më 30 gusht 2015.
- ^ "Asia" (në anglisht). BirdLife International. Marrë më 30 gusht 2015.
- ^ "Europe and Central Asia" (në anglisht). BirdLife International. Marrë më 30 gusht 2015.
- ^ "Middle East" (në anglisht). BirdLife International. Marrë më 30 gusht 2015.
- ^ "Pacific" (në anglisht). BirdLife International. Marrë më 30 gusht 2015.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Faqja zyrtare
- Iucn Red List Authority for Birds Arkivuar 4 gusht 2018 tek Wayback Machine
- https://americanfriendsofbirdlife.org/ Arkivuar 26 prill 2020 tek Wayback Machine