Ahmed Pasha
Ahmed Pasha i njohur edhe si Ahmed pashë Bursaliu[1] (tr. Bursalı Ahmed Paşa) ka qenë dijetar dhe nga poetët më të rëndësishëm të letërsisë turke.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Edrene në vitin 1425, ishte i biri i Velijuddin bin Iljasit, njërit prej kazaskerëve të periudhës së Muratit II. Familja e tij ishte e pushtetshme dhe me kulturë, mori një arsim të mirë, mësoi arabishten dhe persishten, punoi si muderris në medresenë Muradije të Bursës dhe si kadi në Edrene. Të gjithë biografët thonë, duke përdorur shprehje lavdëruese, se Ahmet Pasha ka shënuar një etapë të re në poezinë turke, se i ka sjellë letërsisë turke një ngjyrë të re dhe një zë të ri. Sulltan Mehmeti II që ka pasë shkruar edhe vetë poezi me pseudonimin Avni, e pati çmuar Ahmed Pashën të cilit ia pëlqente poezitë, dhe e pati bërë shok bisede. Me ngadhnjimin e Stambollit, Ahmed Pasha zuri një vend me rëndësi dhe të pushtetshëm në pallat, shumë poetë të kohës i bëri të njohur te sulltani dhe te mjediset poetike, krijoi lidhje të ngushta me burra shteti, dijetarë dhe shehlerë. Pasi ra para syve të sulltanit për shkak të ndonjë gabimi të vet apo të shpifjeve të atyre që s’e duronin dot, Ahmed Pasha iu nënshtrua zemërimit të sulltan Mehmetit II që kishte një natyrë krenare, pedante e të ashpër, dhe u hodh në burg. Pasi u fal, kreu detyrat e sanxhakbeut në Bursa, Sulltanony dhe Ankara, pastaj, pasi e fitoi kredinë e mëparshme në kohën e Bajazitit II, u emërua përsëri sanxhakbej në Bursë. Duke dalë në pah si hartues poezish imitative që u pëlqenin poetëve të fuqishëm dhe si shumë i suksesshëm në përcaktimin e datave historike me anë të kronogrameve, pjesën e mbetur të jetës e kaloi në Bursa me biseda në rrethet poetike.
Fama e Ahmed Pashës i cili ndikoi në zhvillimin e poezisë turke në Anadoll dhe Ballkan, arriti gjer në pallatin e Hysejin Bajakara-s në Horasan dhe u quajt “Mbreti i Poetëve të Anadollit”. Ahmed Pasha ka lënë një Divan që e përmblodhi me urdhër të Bajazitit II.
Vdiq në Bursë në vitin 1497.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Ahmet Paşa Bursali" në Britannica.com" (në anglisht).