Togo
Republika Togoleze République togolaise | |||||
---|---|---|---|---|---|
| |||||
Vendndodhja e Togos (blu)
–
në Afrikë
(
bojë qielli & gri e errët)
| |||||
Moto Kombëtare | Travail, Liberté, Patrie (Punë, Liri, Atdhe) | ||||
Himni Kombëtar | "Salut à toi, pays de nos aïeux" ("Përshëndetje ty, toka e të parëve") | ||||
Kryeqyteti | Lome (njëkohësisht qyteti më i madh) | ||||
Gjuha zyrtare | Frëngjisht | ||||
Pavarësia | 27 prill 1960 (nga Franca) | ||||
Anëtarësimi në OKB | 20 shtator 1960 | ||||
Forma e qeverisjes | Republikë Presidenciale | ||||
President | Faure Gnassingbé | ||||
Kryeministër | Komi Sélom Klassou | ||||
Sipërfaqja – totale – % ujë |
Vëndi i 125-të 56.785 km² 4,2 | ||||
Popullsia (2015) – totale – dendësia |
Vëndi i 100-të 7.552.318 banorë 125,9 banorë/km² | ||||
PBB (2016) PBB për banor |
4,499 miliard dollarë 610 dollarë | ||||
Monedha | Franga CFA (XOF) | ||||
Zona kohore – zakonisht – në verë |
UTC+0 nuk ka | ||||
Prefiksi telefonik | +228 | ||||
Kodi i internetit | .tg | ||||
Kodi ISO 3166-1 | TG |
Togo, zyrtarisht Republika Togoleze është një shtet në Afrikën perëndimore e kufizuar nga Gana në perëndim, Benini në lindje dhe Burkina Faso në veri. Togo zgjatet në jug në Gjirin e Guinesë, ku ndodhet kryeqyteti i saj Lome. Ajo ka një sipërfaqe prej 57.000 kilometra katrorë, duke e bërë atë një nga vendet më të vogla në Afrikë, me një popullsi prej rreth 7.5 milionë banorë.
Republika e Togos ndodhet në Afrikën perëndimore pranë Gjirit të Guinesë dhe zë një sipërfaqe prej 56 785 km 2 të cilën banojnë diçka më shumë se 4,27 milion banorë që i përkasin më se 40-grupeve të ndryshme etnike. Për kryeqytet kanë qytetin e quajtur Lome (Lomé) dhe gjuhën franceze për gjuhë zyrtare.
Një fushë e gjerë e kufizuar në perëndim nga një rrip i ngushtë bregdetarë është sipërfaqja e Togos në të cilën sundo klimë topike e nxehtë.
Prodhime bujqësore më të njohura nga Togo janë kafeja, kako, bërthama të palmës. kikiriku dhe mëndafshi. Xehetaria e ngushtë në xehen e fosfateve është pjesë tjetër e ekonomisë së pa industri të Togos. Partner tregtar kryesorë llogaritet të jenë Franca dhe shtete e Bashkimit Evropian.
Nëpërmjet portës detare në Lomë bëhet edhe transporti i ndryshëm i vendeve fqinje edhe përtej Atlantikut.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Togoja ishte territor i mbrojtur (Shutzgebite) gjerman deri me ramjen nën mandatin e Lidhjes së Kombeve më 1919. Nga 1964-ta në këtë pjesë hynë OKB-ja pjesa britanike më 1957 ju bashkua Ganës, pjesa tjetër e mbetur franceze e shpalli pavarësinë. Nga 1969-1991 kishte sistem një-partiak dhe nga 1967 president të shtetit kishte E. G. Ejademin ( E. G. Eyadéma)
Politika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesorë : Gjeografia e Togos
Sipërfaqja e përgjithshme e Togos është 56,785 km2 prej së cilës 2,400 km2 janë ujë. Togo shtrihet rreth koordinatave gjeografike 8 00 V, 1 10 L. Togo ka një vijë bregdetare 56 km të gjatë dhe vijë kufitare 1,647 km.
Klima në Togo është tropikale e nxehtë në jug e lagësht ndërsa në veri gjysmë shkretinore.
Relievi i Togos në veri është terren i xhunglës, në pjesën qendrore shkëmborë dhe me rrafshnalta në pjesën jugore. Pika më e ultë e relievit 0m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 986 metrave në malin "Agou" (ang.:Mont Agou).
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Togoja ka ballafaquar shumë probleme ekonomike,dhe tani po përjeton një zhvillim,përkundër statistikave të dobëta në akordim me botën por të kënaqshme me Afrikën.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Sporti
Si në shumë vende afrikane,futbolli është sporti më i famshëm në Togo.Togo u kualifikua për Kupën e Botës në 2006,që u mbajt në Gjermani.Ylli i skuadrës pa dyshim është Sheyi Emmanuel Adebayor,i cili ka luajtur me skuadra gjigante siq janë Real Madrid,Totenham Hotspur,Monako etj.Ai është i lindur nga prindë togolez me origjinë nigeriane.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Qeveria :
- Kryetari :
- Parlamenti :
- Ministria :
Ky artikull në lidhje me gjeografinë e Afrikës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |