Academia.eduAcademia.edu

Japodët - Popullësia parahistorike e Kroacisë

2021, JAPODËT - Popullsia parahistorike e Kroacisë

Japodët një popullsi pak e njohur, së fundi kanë dalë nga errësira e së kaluarës falë arkeologjisë. Mes shekujve IX dhe I p.e.s., ata ishin një etni e konsoliduar dhe e veçantë, të cilët jetonin në malet e larta dhe që njiheshin për punimet e tyre nga qelqi dhe metali. “Japodët, popullësia parahistorike e Kroacisë” është një artikull përmbledhës njoftues mbi jetën e përditshme i cili shpërfáq një pamje të plotë të kësaj kulture parahistorike ballkanike. Artikulli është shkruar nga arkeologët Lionel Pernet (Muzeu Kantonal i Arkeologjisë dhe Historisë në Lozanë), Lidija Bakarić dhe Ivan Radman-Livaja (Muzeu Arkeologjik i Zagrebit). Shqipëruar nga Kaltrina Igrishta dhe Lekë Shala nga gjuha frenge për lexuesin shqipfolës.

Japodët Popullësia parahistorike e Kroacisë Japodët një popullsi pak e njohur, që banonin në malet e Kroacisë, së fundi kanë dalë nga errësira e së kaluarës falë arkeologjisë. Mes shekujve IX dhe I p.e.s., ata ishin një etni e konsoliduar dhe e veçantë, të cilët jetonin në malet e larta dhe që njiheshin për punimet e tyre nga qelqi dhe metali. Një ekspozitë në Muzeun e Lattaras në Francë për herë të parë shpërfáq një pamje të plotë të kësaj kulture parahistorike ballkanike.................................. LIDIJA BAKARIĆ, LIONEL PERNET, IVAN RADMAN-LIVAJA shqipëruar nga: KALTRINA IGRISHTA, LEKË SHALA Tokë tipike karstike Qafore nga rruazat e qelibarit: rruaza petake rrethore të shpuara në qendër, rruaza në formë rrumbullake dhe ovale, disa nga të cilat janë në formë brumbulli. Vendi i gjetjes: Kompolje, varri nr. 63. Shek. VI-V p.e.s.. Oppidiumi i Cërkvinës, Kompolje (Avendo) N ë mileniumin e parë para erës sonë, territori i tanishëm i Kroacisë ishte i banuar nga një shumësi kulturash dhe grupesh etnike. Një numër i këtyre popujve kanë lënë gjurmë të pakta të kulturës së tyre materiale, për dallim prej tyre, japodët, njihen nga shkrimet antike, si dhe nga gërmimet arkeologjike duke filluar nga shekulli XIX. Ata ishin të vendosur në pjesën e brendshme të regjionit lindor të Adriatikut (në zonën e thellë të Kroacisë së sotme, dhe luginës së lumit Una në B o s n j e d h e H e r c e g o v i n ë ) . Fa l ë studimeve arkeologjike, të vazhdueshme, territori i tyre është i mirëdefinuar dhe shumica e lokaliteteve kryesore janë identifikuar. Territori i japodëve është i vendosur në zonat karstike me një reliev të vrazhdë gurorë, shpesh i mbuluar me vegjetacion, i cili është mjaftë i kufizuar për përdorim për shkak të shtresës së hollë të dheut. BURIMET E PAKËTA TË SHKRUARA Japodët përbëheshin nga grupe të llojllojshme, pa një strukturë shtetërore dhe pa kufij të përcaktuar mirë. Identiteti i tyre veçohet përmes mënyrës së njejtë të ndërtimit të vendbanimeve të fortifikuara, varrimin e të vdekurve, gjithashtu përmes veshjeve dhe besimeve të tyre. Sipas burimeve antike ata nuk i përkasin apriori grupit etnik ilir, por karakterizohen si një grup i pavarur. Është e mundur që fillet e formimit të kulturës Japode të kenë nisur përgjatë fundit të periudhës së bronzit (shek. X p.e.s.), që karakterizohej nga tradita vendase dhe ajo e ardhur nga Panonia së bashku me të ashtuquajturën ”kultura e fushave me urna”. Emri i tyre dhe shtrirja territoriale janë të njohura f a l ë b u r i m e v e t ë s h k r u a ra d h e përnjohjeve arkeologjike. Japodët nuk na lanë burime të shkruara, kështu që studiuesit bazohen në përshkrimet e autorëve grek dhe romak, shumica prej të cilëve nuk ishin në kontakt të drejtpërdrejt me japodët. Ata u përfshinë në kontakt me këta të fundit vetëm gjatë konflikteve, duke i përshkruar si një popull mjaftë luftarak. PLEJADA E QYTETEVE Straboni në veprën e tij Gjeografia, në librin e shtatë, përmend japodët dhe qytetet kryesore, sikurse janë: Metulum (me gjasë Vinica në Josipdol), Arupium (Vitali në Prozor), Monetium (me gjasë Humaci pranë Brinjës), dhe Avendo (Kompolje). Burime të tjera përmendin qytetin e Terponos (me gjasë Trojvërhi në Plashkë), Ancus (me gjasë Strazhbenica afër Vërbacit), Ausancalio (me gjasë Medaku), Bivium (me gjasë Josipdoli) dhe Epidotium (me gjasë Kvarte). Vendodhja e saktë e qyteteve nuk është e përcaktuar përfundimisht, por është e bazuar në hamendësime të argumentueshme. Vendbanimet ishin vendosur kryesisht në mjedise me lartësi të lartë mbidetare, besohet se ekzistonin më shumë vendbanime se kaq, por jo të gjitha u përmendën në burime të shkruara antike. Fortifikatat e ashtuquajtura oppida në përgjithësi janë ngritur në majat e kodrave, në skajet e fushave karstike. Muret rrethuese janë ngritur nga gurë të paskalitur, pa material lidhës, me kurorë palisade, ndërsa dyert ishin të punuara nga druri. Disa nga oppidat kanë gjurmë të dy apo tre mureve rrethuese (p.sh. Vitali pranë Prozorit). Gërmimet kanë zbuluar muret rrethuese me gjerësi gjashtë-shtatë metra dhe lartësi një metër. Ato siguronin mbrojtje jo vetëm nga kërcënimet e fqinjëve, por gjithashtu nga kafshët e egra, siç ishin arinjtë dhe derrat e egër. Brenda, dhe shpesh herë përgjatë murit rrethues, japodët ndërtuan shtëpitë e tyre. Si pasojë e mungesës së hapësirës, ata gjithashtu ngritnin objekte jashtë mureve rrethuese, në anët e kodrave. Japodët poashtu jetonin në periferi, në fshatra rrëzë fortifikimeve, dhe në ato fshatra që ishin të mbrojtura nga përmbytjet. SHTËPITË Organizimi i vendbanimeve të japodëve është pak panjohur, por për disa nga to kemi hulumtime dhe të dhëna. Shtëpitë ishin në formë katërkëndëshe dhe kishin një apo dy dhoma. Brenda shtëpisë ndodhej vatra. D ys he me ja s htrohe j me guralecë të vegjël dhe mbulohej me argjilë ngjyrë të kuqe të errët. Muret ishin të bërë me degë druri – fragmentet e të cilave janë ruajtur me raste, që iu vëhej argjila, dhe ishin të mbështetura në themele guri, të cilat mundësonin rrafshimin e dyshemesë. Kulmi ishte i mbuluar me dhe ose kashtë, traditë kjo që e hasim edhe në ditët e sotme. KOHËSHTRIRJA Legjenda Qytetet e tanishme Vendbanimet arkeologjike Japodët Elementet e para të kulturës japode vërehen në fund të shekullit X p.e.s., ndërsa shpërfaqen tërësisht përgjatë fundit të shekullit IX p.e.s.. Nekropoli i Prozorit dhe Kompoljes ishin shfrytëzuar për një kohë të gjatë, që nga shekulli i X p.e.s. deri në shekullin I p.e.s.. Strukturat brenda oppidumit Vital (Prozor) janë në përputhshmëri me këtë kornizë kronologjike; sipas rezultateve të gërmimeve oppidumi ishte i banuar gjatë gjithë kësaj periudhe. ... Gjetjet e para nga qelibari datojnë nga periudha para-japode (shpella e Bezdanjaçës, shekujt XII-XI p.e.s.); gjetje të tilla hasen në varreza që nga shekulli i VIII p.e.s., kjo dukuri bëhet e zakonshme përgjatë shekujve VI dhe V. Nga shekulli i IV p.e.s. e tutje gjetjet e qelibarit pakësohen. I p.e.s. u bë aleanca mes romakëve (foedus) dhe japodëve, por viti i saktë i kësaj aleance është i panjohur. Përplasjet e para me romakët, përkatësisht me trupat e konsulit L. Cassius Longinus filluan në vitin 171 p.e.s.. Ata u përfshinë në provincën e Ilirisë, me gjasë në vitin 27 p.e.s.. Pas ndarjes së Ilirisë në vitin 8 në dy provinca, atë të Panonisë dhe Dalmacisë, japodët u bënë pjesë e provincës së Dalmacisë. Sipas Ciceronit, në mesin e shekullit Në vitin 35 p.e.s. japodët u pushtuan nga Oktaviani, perandori i ardhshëm August. Disa nga shtëpitë kishin vekun, peshoret e vekut ishin përdorur për të shtrënguar fijet prej liri, kërpi ose leshi. Në cepat e çdo shtëpie ndodhej vatra e ndërtuar nga gurët. Rreth vatrës hasim në hi, blozë, si dhe fragmente të enëve nga argjila, të cilat përdoreshin për përgatitjen dhe shërbimin e ushqimit. Brenda vatrës inventari përbëhej nga objekte në formë piramidale, rrethore, si dhe mbajtëse tre ose katër këmbëshe për vendosjen e enëve, këto objekte shmangnin kontaktin e drejtpërdrejtë të enës me zjarrin. Shumëllojshmëria e mbetjeve kockore të kafshëve shtëpiake dhe të egra si delet, dhitë, derrat, derrat e egër dhe drerët shfaqin një pjesë të dietës së tyre të përditshme, ndërsa gurët e mullirit ishin përdorur për të bluar drithërat. Secili vendbanim shfrytëzonte burimet natyrore, si: tokat e punueshme, kullotat, rezervat e ujit, pyjet për gjah, si dhe sigurimin dhe përpunimin e materialeve për ndërtim siç ishin druri, guri dhe dheu. Produktet e përditshme bujqësore që siguronin mbijetesën mbjellshin në zonat periferike të vendbanimit, ndërsa tepricat shiteshin në zonat fqinje. Dimrat e gjatë në Kroaci ishin jo të favorshëm për bimësinë dhe dheu karstik nuk ishte mjaftueshëm pjellorë për të mbjellurat. Shumica e banorëve të këtyre rajoneve ende sot si veprimtari kryesore kanë blegtorinë, veçanërisht mbarësimin e dhive dhe deleve, e më rrallë kijeve. RITET FUNERALE Ritet funerale ishin një bashkëdyzim mes varrimit me trupvënie dhe atij me djegie. Në fazën e parë të zhvillimit të kulturës japode nën ndikimin e kulturës së fushave me urna, mbetjet e kremuara të të vdekurit vendoseshin në urna, nën një varrezë tumulare. Djegia e trupit e të vdekurve u përhap nga shekulli i IV p.e.s. e më tutje, dukuri kjo me gjasë nga ndikimi kelt, por megjithatë varrimi me trupvënie nuk u zëvendësua tërësisht. Ritet gjithashtu variojnë nga një rajon në tjetrin: në Bosnjën Perëndimore ka po aq varrime me trupvënie sa ka edhe me djegie, ndërsa në Likë varrosja me trupvënie ka qenë gjithmonë më dominuese. Ilustruar nga S. Bogojević Narath Rikonstruim i pamjes së një gruaje të re bazuar në gjetjet e varrit të shekullit VIII p.e.s., në Kosinj. Veshja e saj i ka mbijetuar kohës, ku shumë elemente orgjinale janë vënë në pah. Për sa i përket arkitekturës funerale, në Smiljan, rrëzë Milpaçës, njihen dy lloje të varrimit: të vdekurit varroseshin në tuma dhe në varre të rrafshëta. Këto të fundit zakonisht janë të vendosura në pozicione më të ngritura, në afërsi të zonave të banuara. Gërmimet në Kompolje, Prozor, Smiljan, Kosinj, etj., nuk rezultojnë të kenë pasur hapësira të parapërcaktuara për varret. Në disa nekropole, varrimet vendoseshin njëri mbi tjetrin. Kjo mënyrë e varrimit nuk është si shkak i mungesës së hapësirës, por më shumë duket se është vullnet i anëtarëve të një familjeje ose i një grupi individësh me të njëjtën origjinë. Mbulesa e kokës e punuar nga fletat fine të bronzit, sipërfaqja e të cilave është e dekoruar me forma gjeometrike dhe perla të rreshtuara me madhësi të ndryshme. Vendgjetja: Kompolje, Otoçac, Kroaci, varri 169, shek. VII – VI p.e.s.. Rikonstruktimi i hamendësuar i mbulesës së kokës nga Kompolje. Ilustruar nga K. Rončevi Në varret me djegie të trupit, të vdekurit gjithmonë ishin në pozitë të shtrirë në shpinë, me duart përgjatë trupit. Pjesën më të madhe të rasteve, skeleti është zhdukur ose kanë mbetur vetëm disa kocka; në varreza janë ruajtur vetëm fibulat nga bronzi, elementet e rripave dhe mbulesat e kokës. Në këto objekte nuk është vërejtur asnjë gjurmë zjarri, që do të thotë se të vdekurit ishin djegur të veshur me rroba të thjeshta dhe pas ritualit të djegies, në varr vendoseshin ornamentet votive. Pozita shoqërore e të ndjerit nuk mund të përcaktohet qartë përmes objekteve, armëve dhe mjeteve të punës që rrallë i gjejmë në varre. ORNAMENTET ORIGJINALE NGA BRONZI Hekuri punohej rrallë dhe nuk ishte i përdorur gjerësisht. Është e mundur që mungesa e tij të jetë e lidhur edhe me problemet e konservimit të metalit në një substrat nga guri gëlqeror. Poashtu objektet nga ari dhe argjendi janë shumë të rralla. Rrjetet tregtare vinë në pah nga prezenca e produkteve lokale në vendbanimet fqinje dhe në distanca më të largëta, si dhe nga importi i lëndëve të p a ra . N g a e l e m e n t e t e v e s h j e v e tradicionale të mbijetuara, mund të themi se japodët kishin marrëdhënie shkëmbimi me vendet mesdhetare, regjionin veriperëndimor Alpin dhe me fqinjët e tyre. Gratë japode visheshin thjeshtë, fundet me gjasë kishin formë këmbane. Në kokat e tyre, ato vendosnin një mbulesë në formë kapaku prej lëkure ose tekstili, mbi të cilën ishin qepur pulla të shumta prej bronzi në formë gjysmë sferike dhe me madhësi të ndryshme. Bindi ishte hyjnia kryesore, zot i pranverave dhe përrénjëve, për të cilin ishte ngritur një sanktuar në Privilicë (B ihaq), g jatë periudhës romake. Pas pushtimit, romakët sollën hyjnitë dhe besimet e tyre, por në të njejtën kohë japodëve u lejua ti praktikonin besimet vendase. Në këtë rast besimi ndaj Bindit ishte i ndërlidhur me atë të Neptunit. Kafsha kryesore që paraqitet në sanktuar është bricjapi, poashtu kjo kafshë mendohet se është sakrifikuar, për përkushtime rituale, pasi që në altar vërehen gjurmët e djegieve votive. PUSHTIMI ROMAK Mbulesë koke e përbërë nga një mori unazash të vogla të lidhura në zinxhirë, të cilat formojnë thekë përgjatë kokës. Origjina: Kërbavicë, Korenicë, Kroaci. Shekulli VIII p.e.s.. Japodet bartnin edhe lloje të tjera të zbukurimeve të kokës, sikurse mbulesat e kokës të bëra nga fleta b r o n z i , t ë p r e ra n ë f o r m ë tronkonike. Fletat metalike ishin të zbukuruara me pulla të stampuara, me madhësi të ndryshme. Forma e mbulesës së kokës e bërë nga lidhjet e unazave është shumë e veçantë. Lidhjet janë bërë në mënyrë të atillë që telat prej bronzi të formojnë unaza të vogla të ngjitura njëra me tjetrën, duke u bashkuar për të formuar një zinxhir. Zinxhirët e bashkuar krijojnë një bazë në formë kapaku dhe në pjesën e pasme ato bien si thekë në shpatulla. Fo r m a m ë e z a k o n s h m e e prodhimeve lokale të japodëve është një fibulë spiraleje me një tetë në mes. Këto fibula fillimisht kishin përmasa më të vogla (nga shekulli i IX deri në shekullin e VIII p.e.s.), ndërsa përgjatë shekujve V-I fibulat i gjejmë me përmasa gjithnjë e më të mëdha, për t'u shndërruar më pas në fibula petake. Një lloj tjetër zbukurimi i shpërndarë gjerësisht ishin figurinat antropomorfe, të paraqitura në gjininë mashkullore apo femërore. Shumica e këtyre figurinave datojnë nga shekulli VII p.e.s., por disa nga to i takojnë shekullit V p.e.s.. Fibulat petake mund të ishin pjesë e një varëseje, mund të vareshin në krahëror, ose si zbukurime për mbulesat e kokës dhe rripat. KULTET DHE RITET Pak dimë për botën shpirtërore të japodëve. Për këtë aspekt të jetës së tyre nuk kemi të dhëna të s h k r u a ra , d h e p a k d ë s h m i materiale. Ajo që dihet është se Për dallim nga kartagjenasit, galët ose iberikët, që njiheshin për ballafaqimet e tyre me romakët, japodët nuk zënë vend të veçantë në historiografinë romake. Këta barinj malesh do të përballeshin me së paku dy konsuj dhe një perandor të ardhshëm qysh nga viti 170 p.e.s.. Ishte viti 35 p.e.s. kur fati i japodëve ishte vulosur nga Oktaviani i Ri, i cili ishte një ndër figurat më të fuqishme në Republikën Romake nga viti 43 p.e.s., kur ai së bashku me Mark Antonin dhe Lepidin u pajtuan të krijonin triumviratin e dytë. Ai e kishte nuhatur se nënshtrimi i fiseve të Ilirisë perëndimore mund të rrisë popullaritetin e tij në Itali, ndërsa në anën tjetër e forconte ushtrinë e tij për luftën civile në ardhje. Ushtria madhështore që ai drejtoi duhet t'u ketë lënë shumë mbresa japodëve, pasi që faza e parë e kësaj fushate ishte më shumë e ngjashme me një ngjitje malore sesa me një operacion ushtarak. Në fakt, shumica e japodëve cisalpin, që jetonin në jug të maleve Velika dhe Mala Kapela, u dorëzuan me mbërritjen e ushtrisë romake. Kështu, si rrjedhojë qytetet Moentini dhe Avendeatae u dorëzuan menjëherë, duke i hapur dyert e oppidës së tyre Oktavianit. Japodët transalpin ishin më pak mikpritës ndaj romakëve. Ngjarja më e njohur e kësaj fushate pushtuese është rrethimi i Metulumit, i mbrojtur nga 3,000 ushtarë. Rënia e Metulumit si lufta e fundit e bërë nga japodët shënon edhe rënien përfundimtare të pavarësisë së tyre. Përgjatë disa brezave, si kudo tjetër anembanë Perandorisë, ky popull "i fuqishëm dhe i egër" u shndërrua në një popullsi tipike provinciale perandorake, i romanizuar në paraqitje, doke e zakone dhe në jetën e përditshme, pavarësisht disa veçorive të cilat mbijetuan nga e kaluara e tyre. Lidija Bakarić, Muzeu Arkeologjik i Zagrebit. Lionel Pernet, ish-drejtor i Muzeut Arkeologjik në Lattes, drejtor i Muzeut Kantonal të Arkeologjisë dhe Historisë në Lozanë. Fibulë petake në formë syri. Disqet janë të dekoruara me rrathë koncentrik të gdhendur, që imitojnë spirale nga teli i rrumbullakosur. Në pjesën e poshtme të “tetëshes”, një objekt në formë njerëzore është i varur me anë të një teli bronzi. Kjo figurë antropomorfe paraqet një luftëtarë. Provinca: rreth Graçakut, Kroaci, shek. V-IV p.e.s.. Ivan Radman-Livaja, Muzeu Arkeologjik i Zagrebit. Varëse e punuar nga 68 rruaza në përmasa të ndryshme. Rruazat janë punuar nga pasta e qelqit me ngjyrë të kaltër të errët dhe në mes ka rrathë koncentrik ngjyrë të verdhë. Provinca: Prozor, Otoçac, Kroaci, shek. IX-IV p.e.s.. Fotografitë © I. Krajcar, Arkiva e Muzeut Arkeologjik të Zagrebit.