Jump to content

shall

Nga Wiktionary

SHALL m.

  • 1. Copë e endur a e thurur prej leshi, prej mëndafshi etj., e ngushtë dhe e gjatë, që e hedhim qafës për t'u mbrojtur nga të ftohtët; copë e tillë, zakonisht në trajtë trekëndëshi, me përmasa më të mëdha e me thekë, që e hedhin gratë mbi supe a mbi kokë. Shall i leshtë (i mëndafshtë). Shall i butë (i trashë, i hollë). Shall i madh. Shall leshi (mëndafshi). Shall me thekë. Mbështillem me shall. Hedh shallin krahëve.
  • 2. Pëlhurë pambuku ose mëndafshi me ngjyrë të kuqe, e prerë zakonisht në trajtë trekëndëshi, që e lidhnin partizanët rreth qafës; pëlhurë e tillë e kuqe ose me vizatime e me parulla, që e mbajnë rreth qafës pionierët, aksionistët etj.; shami. Shalli i kuq. Shalli partizan. Shalli i pionierit. Shalli i aksionit.