Jump to content

Palau

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Beluu er a Belau
Emblema - Palau
Flamuri Stema
Moto Kombëtare: Rainbow's End
Vendndodhja - Palau
Vendndodhja - Palau

Republika e Palaut është një shtet që ndodhet në Oqeanin Paqësor, rreth 500 km në lindje të Filipineve. Ka fituar pavarsinë vetëm në 1994 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka një popullsi shumë të vogël.

Artikulli kryesor Historia e Palaut

Banorët e parë të Palaut, të ardhur nga Indonezia, u vendosën në ishujt që në vitin 1000 p.l.k.. Eksploratori spanjoll Ruy López de Villalobos i zbuloi ishujt në 1543, por tentativat për ta kolonizuar apo për të krijuar marrëdhënie tregtare me banorët e ishujve nuk filluan deri në shekullin e 18-të nga anglezet. Spanja kolonizoi ishujt nga fundi i shekullit të 19-të por më vonë ia shiti Gjermanisë në 1899. Japonia i pushtoi ishujt në fillimin e Luftës së Parë Botërore, dhe mbajti të drejtën për t'i pushtuar deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, kur këto ishuj u bënë pjesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si pjesë e Territorit në Ishujt e Paqësorit. Palauanët votuan ne 1979 kundër hyrjes në Federatën e Shteteve të Mikronezisë, dhe zgjodhën pavarësinë. Pas një përiudhe të gjate tranzicioni, duke përfshirë këtu vdekjen e dy Presidentëve (Haruo Remelik i vrarë në 1985 dhe Lazarus Salii i vetvrarë në 1988), pavarsia u bë më në fund zyrtare në 1994.

Presidenti i Palau-t është edhe kryetar shteti edhe kryetar i qeverisë, dhe zgjidhet nga Palaunët çdo katër vjet. Qeveria e drejtuar prej tij është ë përbërë prej dy dhomash të njohura si Olbiil Era Kelulau. Anëtarët e të dyja dhomave zgjidhen nga njerëzit; 9 janë pjesë e Senatit, dhe 16 anëtarë të Dhomës së Delegatëve. Presidenti aktual është Tommy Remengesau, i zgjedhur në vitin 2000, i cili filloi punën në vitin 2001. Ai ka qënë përpara zv. President. Ai u rizgjodh në 2004.

Artikulli kryesor Njësitë shtetërore

Palau është e ndarë në gjashtëmbëdhjetë rajone administrative të quajtura shtete:

Artikulli kryesr Gjeografia e Palaut

Ishujt më të rëndësishëm të Palau-t janë Angaur, Babeldaob, Koror, dhe Peleliu, të cilët ndodhen në të njëjtën barrierë. Rreth dy të tretat e popullsisë jetojnë në Koror. Në veri të këtyre ishujve ndodhet ishulli i vogël i Kayangel i krijuar nga koralet ndersa në perëndim të grupit kryesor gjendet ishulli gati i papopulluar i Gurit (70 banorë). Një grup i largët prej 6 ishujsh të quajtur Ishujt Jug-Perëndimor ndodhen 600 km nga grupi kryesor i ishujve dhe janë pjesë e Palau-t.

Palau ka një klimë tropikale gjatë gjithë vitit me një temperaturë mesatare prej 27 °C. Rreshjet vazhdojnë gjatë gjithë vitit në formën e shiut me një mesatare vjetore prej 3800mm. Lagështia mesatare është 82% dhe edhe pse shiu bie më shumë nga korriku deri në shtator në këtë përjudhë ka shumë diell. Tornadot janë të rralla sepse Palau ndodhet jashte zonës së tornadove.

Artikulli kryesr Ekonomia e Palaut

Ekonomia mbështetet kryesisht në turizëm, bujqësi dhe peshkim. Qeveria është punëdhënësi më i madh në Palau duke marrë vazhdimisht ndihma nga qeveria e ShBA. 50000 turistë dhe biznesmenë vizituan Palaun gjatë vitit financiar 2000/2001. Popullsia ka të ardhura për person sa dyfishi i popullit të Filipineve. Qëllimet afatgjata janë përqëndruar tek turizmi me ndërtimin e aeroporteve të ndryshme në Oqeanin Paqësor, prosperitetin në rritje të shteteve të Azisë Lindore dhe dëshirën e të huajve në financimin e zhvillimit të infrastrukturës.

Në korrik të 2004, kompania ajrore Palau Micronesia Air filloi shërbimin me fluturime nga Palau në Yap, Guam, Mikronezi, Saipan, Australi dhe Filipine.

Artikulli kryesr Demografia e Palaut

Grupi më i madh etnik janë (70%) palauanët e lindur, të rracës melaneze. Mikronezianët, polinezianët, indo-evropianët dhe aziatikët më së shumti nga Filipinet, përbëjnë grupet minoritare. Rreth dy të tretat e popullsisë janë të krishterë, katolikë dhe adventistë të ditës së shtatë, por modekngei dhe feja e lashtë palauane janë akoma besimet fetare më të ndjekura.

Gjuhët zyrtare ne Palau janë palauanishtja dhe anglishtja, përveç në tri shtete (Sonsorol, Hatohobei dhe Anguar) ku gjuhët lokale janë zyrtare në vend të gjuhës palauane. Në Anguar, edhe gjuha japoneze është zyrtare.

  • Muzika e Palaut
 Commons: Palau – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]