Izet Mexhiti
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Izet Mexhiti | |
---|---|
Ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor | |
Në detyrë 2024–aktualisht | |
Zëvendëspresident i Bashkimit Demokratik për Integrim | |
Në detyrë 2009–2017 | |
Kryetar i Komunës së Çairit | |
Në detyrë 27 mars 2005 – 2018 | |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | Shkup, Republika e Maqedonisë | 8 shkurt 1977
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | Bashkimi Demokratik për Integrim |
Profesioni | Zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut |
Izet Mexhiti (lindur më 8 shkurt 1977) është politikan i shquar shqiptar i cili aktualisht mban pozitat Zëvendëskryeministër i Pare i RMV dhe Ministër i Ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të RMV. Ai ka një sfond të fuqishëm në fushën e ekonomisë dhe menaxhimin publik, poashtu është i dëshmuar në udhëheqjen politike.
Jeta e Hershme dhe Arsimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Izet Mexhiti u lind në Shkup dhe është me prejardhje shqiptare. Ai përfundoi arsimin e mesëm në Gjimnazin Zef Lush Marku në Shkup. Më pas studioi Menaxhim Financiar dhe Kontabilitet në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Shën Cirilit dhe Metodit në Shkup, ku gjithashtu fitoi një Master në Menaxhim Publik.
Karriera Politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Izet Mexhiti filloi karrierën e tij si Profesor i Ekonomisë në Shkollën e Mesme të Ekonomisë Arseni Jovkov (2001-2003) dhe si Këshilltar Ekonomik në Postën e RMV (2003-2005) .
Nga viti 2005 deri në vitin 2013, ai shërbeu si Kryetar i Komunës së Çairit, ku zbatoi me sukses mbi 100 projekte për përmirësimin e infrastrukturës dhe mbështetjen e aktiviteteve kulturore, duke fuqizuar dukshëm përfaqësimin e komunitetit shqiptar në Shkup.[1]
Në vitin 2020 u zgjodh si Deputet në Zonën Zgjedhore 1.
Pozitat Aktualisht
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2023 ai themeloi partinë Lëvizja Demokratike të cilën e udhëheq aktualisht.
Nga viti 2024 dhe aktualisht mban pozitat Zëvendëskryeministër i Parë i RMV dhe Ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të RMV.
Jeta Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Izet Mexhiti është i lindur dhe i rritur në Shkup, RMV. Është i martuar dhe prind i tre fëmijëve. Aktualisht jeton në Shkup, RMV.
Projektet dhe Arritjet Kryesore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Zbatoi mbi 100 projekte infrastrukturore si Kryetar i Komunës së Çairit
- Promovoi ngjarje kulturore dhe fuqizoi përfaqësimin e komunitetit shqiptar në Shkup
- Themeloi partinë Lëvizja Demokratike
- U zgjodh Zëvendëskryeministër i Parë i RMV dhe Ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
Arsimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shkolla e Mesme: Gjimnazi Zef Lush Marku, Shkup
- Universiteti: Fakulteti Ekonomik, Universiteti Shën Kirili dhe Metodi, Shkup , Drejtimi Menaxhim Financiar dhe Kontabilitet
- Studime Pasdiplomike: Master në Menaxhim Publik, Fakulteti Ekonomik Arkivuar 7 gusht 2024 tek Wayback Machine, Universiteti Shën Kirili dhe Metodi, Shkup
Eksperienca e Punës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 2001-2003: Profesor i Ekonomisë, Shkolla e mesme Arseni Jovkov
- 2003-2005: Këshilltar Ekonomik, Posta e Maqedonisë
- 2005-2013: Kryetar i Komunës së Çairit
- 2020-2024: Deputet në Kuvendin e RMV
- 2024– Aktualisht: Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë së Veriut