Hamdi Salihi
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Hamdi Abdullah Salihi | ||
Datëlindja | 19 janar 1984 | ||
Vendlindja | Shkodër, Shqipëri | ||
Gjatësia | 1.85 m (6 ft 1 in) | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Skënderbeu | ||
Numri | 14 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2000-2002 | KS Vllaznia | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2002–2004 | KS Vllaznia | 55 | (30) |
2004–2005 | Panionios | 6 | (0) |
2005–2007 | KF Tirana | 52 | (42) |
2007–2009 | SV Ried | 82 | (34) |
2009–2012 | Rapid Wien | 67 | (36) |
2012–2013 | D.C. United | 22 | (6) |
2013 | Jiangsu Sainty | 28 | (9) |
2014– | Hapoel Acre | 33 | (14) |
2015 | Hapoel Haifa | 10 | (4) |
2015– | Skënderbeu | 47 | (33) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2002-2003 | Shqipëria U–19 | 2 | (0) |
2003-2005 | Shqipëria U–21 | 12 | (1) |
2006– | Shqipëria | 47 | (11) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 4 shkurt 2017 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 15 nëntor 2013 |
Hamdi Salihi (lindur më 19 janar 1984) është një futbollist shqiptar që luan aktualisht si sulmues me skuadrën e Skënderbeut dhe me kombëtaren shqiptare. Pseudonimi i tij është The Bomber (Bomberi) që i është vënë nga ish–trajneri i kombëtares shqiptare, Otto Barić që gjithashtu e ka krahasuar atë me legjendën gjermane Gerd Müller [1]. Salihi njihet si një lojtar golashënues në Shqipëri dhe Austri, në këto dy vende, Salihi e ka shpenzuar shumicën e karrierës së tij. Ai ka qënë dhe është pjestar i kombëtares shqiptare që nga viti 2005 ku bëri debutimin e tij, ai është golashënuesi i tretë më i mirë i kombëtares.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vllaznia Shkodër
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Salihi filloi karrierën e tij futbollistike me klubin e qytetit të tij KS Vllaznia Shkodër. Në sezonin 2002-03, Salihi luajti vetëm 2 ndeshje në sezonin e parë të tij si profesionist. Në sezonin 2003–04, Salihit iu dha një shans për të treguar kualitetet e tij si lojtari i ri, ku në 33 ndeshje arriti të shënoj 14 Gola. Në sezonit e tretë të tij në klubin shkondran, ai luajti vetëm gjysmën e sezonit ku në 30 ndeshje shënoi një shifër të frikshme me 16 Gola, në gjysmën e dytë të sezonit 2004–05, ai u transferua në Greqi tek skuadra e Panionios Athens.
Panionios
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2004, ai u transfrua tek skuadra e Panionios Athens në divizionin më të lartë grek. Sulmuesi i ri shqiptar arriti të luaj vetëm 6 ndeshje zakonisht duke hyrë si zëvëndësim në minutat e fundit të ndeshjes. Në fund të sezonit, ai u rikthye tek shteti i tij për të luajtur me Tiranën.
KF Tirana
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Salihi i rikthye në Shqipëri për të luajtur me klubin e kryeqytetit që nga fillimi i sezonit 2005–06. Ai pati një sezon të shkëlqyer me klubin duke arritur të fitoj kupën e shqipërisë dhe Këpucën e artë si golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar. Ai vazhdoi me Tiranën edhe në një pjesë tjetër të sezonit të ri, sërisht duke qënë golashënuesi më i mirë i kampionatit përpara se të shkonte tek bundesligën austriane. Gjatë kohës që luajti me Tiranën, Salihi krijoi profilin e një golashënuesi dhe aftësinë e tij për të shënuar. Ai përfundoi i teti në renditjen e golashënuesve më të mirë të ligave nga IFFHS. Në një sezon me Tiranën, ai arriti të shënoj 29 Gola në vetëm 33 ndeshje. Ai gjithashtu luajti edhe në pjesën e parë të sezonit 2006–07 përpara se të shiteshe tek SV Ried në Austri, gjatë pjesës së parë të sezonit 2006–07, ai arriti të 13 Gola në vetëm 17 ndeshje.
SV Ried
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në markaton e dimrit në janar 2007, Salihi u bashkua me SV Ried në Bundesligën Austriake. Ai e mbaroi pjesën e parë të sezonit me Ried duke shënuar 6 Gola, duke ndihmuar skuadrën që ta përfundonte sezonin në vendin e dytë. Salihi gjithashtu shënoi 2 Gola në raundin e parë të fazës kualifikuese të Kupës UEFA kundër Neftchi Baku, ku 1 nga Golat u shënua në ndeshjen e kthimit në minutën e 85. Deri në minutën e 85, Neftchi kryesonte me rezultatin 2–0. Nqs do të përfundonte kështu, Neftchi do të kualifikohej me rezultatin e përgjithshëm 3–3 pasi kishte shënuar 1 Gol në humbjen 3–1 në ndeshjen e parë. Falë Golit të Salihit, Reid u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 4–3.
Në sezonin 2007–08, Salihi gëzoi një sezon të mirë duke u renditur si golashënuesi i katërt më i mirë i ligës me 12 Gola. Pavarësisht kësaj, Ried e mbylli sezonin në vendin e shtatë nga dhjetë skuadra që ka gjithsej liga. Në sezonin 2008–09, Salihi e përmirësohi veten duke e mbyllur ligën me 14 Gola, duke shënuar 1/4 të Golave të skuadrës së tij. Në sezonin 2009–10, Salihi shënoi 2 Gola në 6 ndeshjet e para të ligës përpara se 1 javë më vonë të shitej te Rapid Wien.
Rapid Wien
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 31 gusht 2009, Salihi firmosi një kontratë 3 vjeçare me gjigandët e SK Rapid Wien. Në ndeshjen e tij të parë me Rapidin, ai hyri në fushë në fillim të pjesës së parë dhe në minutën e 83 shënoi Golin e parë me Rapidin. Ndeshja kundër Salzburgut përfundoi me rezultatin 2–2, ishte pikërisht Salihi që i shpëtoi nga humbja.
Në fund të sezonit, Salihi shënoi 17 Gola, 2 nga këto Gola i shënoi kundër ish–klubit të tij duke u bërë golashënuesi i pestë më i mirë në ligë, duke pasur 1 Gol më pak se Nikica Jelavić dhe Marc Janko, 2 Gola më pak se Roman Wallner dhe 3 Gola më pak se Steffen Hofmann. Në fund të sezonit, Rapid u rendit e treta në kampionat, 3 pikë larg kampionit Red Bull Salzburg dhe 2 pikë larg Austria Wien. Rapid Wien arriti të kualifikohej për në raundin e dytë kualifikues të UEFA Europa League.
Salihi shënoi Golin e parë për sezonin 2010–11 më 22 gusht 2010 në fitoren 2–0 kundër SV Mattersburg. Më 25 shtator 2010, ai shënoi 2 Gola dhe ndihmoi skuadrën e tij të fitonte ndeshjen 3–2 kundër Kapfenberger SV. Salihi shënoi 1 Gol kundër CSKA Sofia në UEFA Europa League më 4 nëntor 2010. Më 11 nëntor 2010, Salihi shënoi 2 Gola kundër TSV Hartberg në Kupën Austriake. Salihi i impresionoi të gjithë më 20 nëntor duke shënuar 4 Gola në fitoren 5–0 kundër LASK Linz. Një javë më vonë, ai shënoi edhe 1 tjetër Gol kundër ish kampionëve Austria Wien në fitoren 1–0. Golat e nëntë dhe të dhjetë të sezoni erdhën kundër Wacker Innsbruck më 11 dhjetor. Ai shënoi 2 Gola të tjerë kundër ish klubit të tij SV Ried më 6 mars 2011, duke ndihmuar skuadrën që ta fitonte ndeshjen 2–0. Këto ishin Golat e parë të tij për vitin 2011. Më 13 mars, ai shënoi Golin e vetëm në minutën e 72 në derbin kundër Austria Wien.
D.C. United
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 2 shkurt 2012, Salihi firmosi me DC United të major League Soccer si një lojtar i caktuar.[2] Më 25 shkurt 2012, ai shënoi golin e parë me klubin në një ndeshje miqësore.
Skënderbeu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në korrik 2015, u raportua se Salihi ishte bashkuar me Skënderbeun për të luajtur në UEFA Ligën e Kampioneve, duke marrë fanellën me numrin 14.[3] Trajneri Mirel Josa shprehu kënaqësinë e tij për transferimin e Salihit, duke thënë: "Normalisht një sulmues i tillë rrit shumë forcën e ekipit. Nuk kam sesi të mos jem i kënaqur nga afrimi i tij dhe kjo është diçka që dihet. Do të ishte vërtet një plus i madh nëse do të qëndronte me ne për gjithë sezonin."[4]
Salihi debutoi zyrtarisht me klubin më 14 korrik në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve kundër Crusaders, duke shënuar dy gola në fitoren e rëndësishme 4–1 në shtëpi.[5][6] Në ndeshjen e kthimit një javë më vonë, Salihi asistoi golin e dytë të skuadrës së tij të shënuar nga Liridon Latifi; ekipi u mposht 2–3, por u kualifikua për në raundin tjetër më rezultatin e përgjithëshëm 6–4.[7]
Në raundin e tretë kualifikues, Skënderbeu u shortua ndaj moldavëve të Milsami Orhei;[8] në ndeshjen e parë në Stadiumin Zimbru, Salihi rezultoi lojtari i ndeshjes duke shënuar një dygolësh që i dha skuadrës një fitore të pastër 2–0.[9] Ai shënoi sërisht në ndeshjen e kthimit në Elbasan Arena me ekipin që arriti një tjetër fitore 2–0, duke siguruar kualifikimin për në raundin play-off.[10] Me këtë arritje, Skënderbeu u bë skuadra e parë shqiptare që arrin play-off e Ligës së Kampioneve.[10]
Më 12 gusht, në ndeshjen e Superkupës së Shqipërisë ndaj Laçit në Stadiumin Qemal Stafa, Salihi hyri në fushë si zëvëndësues në vend të të dëmtuarit Arbër Abilaliaj dhe shënoi një dygolësh të shpejtë në një barazim 2–2; ndeshja vajti tek gjuajtjet penalltive ku Skënderbeu u mposht 8–7, me Salihin që shënoi në tentativën e tij.[11]
Sërisht në Ligën e Kampioneve, në raundin play-off, Skënderbeu u eliminua lehtësisht nga gjigandët kroat të Dinamo Zagreb me rezultatin e përgjithshëm 6–2. Pavarësisht disfatës, ekipi siguroi fazën e grupeve të Ligës së Evropës, duke vendosur një tjetër rekord, pasi ata u bënë ekipi i parë shqiptar që e arrin këtë gjë. Salihi ishte golashënuesi i dytë i fazës kualifikuese me pesë gola, dy më pak se izraeliti Eran Zahavi.[12][13]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Salhi shënoi golin e parë për kombëtaren shqiptare në fitoren 3–0 kundër Maltës më 22 gusht 2007, ai hyri në minutën e 22 duke zëvëndësuar Erjon Bogdanin, vetëm 12 minuta pasi kishte hyrë në fushë, Bomberi përfitoi nga gabimi i portierit Maltes dhe shënoi golin e dytë të ndeshjes. Salihi shënoi një Gol të rëndësishëm në një ndeshje miqësore jo–zyrtare kundër Milanit në barazimin 3–3, ai shënoi golin e tretë të ndeshjes.
Goli i dytë kombëtarë i Salihit erdhi kundër Suedisë, ai shënoi në ndeshjen e fundit të Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2010, Shqipëria humbi me rezultatin 4–1.
Për kualifikueset e Kupës së Botës 2014, trajneri i ri Gianni De Biasi aktivizoi në sulm lojtarët e rinjë duke krijuar shumë konkurencë për një vend në formacionin e parë. Lojtarët e rinj sulmues si Edgar Çani, Armando Sadiku dhe Bekim Balaj krijuan konkurencë me sulmuesit e vjetër të kombëtares si Salihi dhe Erjon Bogdani. Në ndeshjen hapëse të kualifikueseve, Shqipëria priti Qipron në stadiumin Qemal Stafa, Salihi ishte në formacionin e parë sëbashku me 21 vjeçarin Sadikun që luante ndeshjen e tij të parë kompetitive, pasi kishte luajtur tre ndeshje të tjera miqësore. Salihi kishte një mundësi të mirë për të shënuar përpara se Sadiku të shënonte në minutën e 36të, ndeshja e mbyll me fitoren 3–1 të Shqipërisë, dy golat e tjerë erdhen nga sulmuesit Edgar Çani dhe Erjon Bogdani që hynë si zëvëndësim në pjesën e dytë.[14][15]
Golat me Kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Statistikat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Redaktuar më 15 shkurt 2014
Klubi | Sezoni | Liga | Cup | Europa/Azia | Tjetër | Total | |||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | ||
Vllaznia Shkodër | 2002–03 | 2 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | - | - | 3 | 0 |
2003–04 | 33 | 14 | 3 | 2 | 2 | 0 | - | - | 38 | 16 | |
2004–05 | 20 | 16 | 2 | 1 | 4 | 2 | - | - | 26 | 19 | |
Total | 55 | 30 | 6 | 3 | 6 | 2 | - | - | 67 | 35 | |
Panionios Athens | 2004–05 | 6 | 0 | 1 | 1 | 0 | 0 | - | - | 7 | 1 |
Total | 6 | 0 | 1 | 1 | 0 | 0 | - | - | 7 | 1 | |
KF Tirana | 2005–06 | 35 | 29 | 5 | 2 | 4 | 1 | - | - | 44 | 32 |
2006–07 | 17 | 13 | 3 | 2 | 4 | 2 | - | - | 24 | 17 | |
Total | 52 | 42 | 8 | 4 | 8 | 3 | - | - | 68 | 49 | |
SV Ried | 2006–07 | 15 | 6 | 2 | 0 | 0 | 0 | - | - | 17 | 6 |
2007–08 | 33 | 12 | 2 | 2 | 4 | 2 | - | - | 39 | 16 | |
2008–09 | 28 | 14 | 3 | 2 | 0 | 0 | - | - | 31 | 16 | |
2009–10 | 6 | 2 | 1 | 2 | 0 | 0 | - | - | 7 | 4 | |
Total | 82 | 34 | 8 | 6 | 4 | 2 | - | - | 94 | 42 | |
Rapid Wien | 2009–10 | 23 | 15 | 3 | 1 | 5 | 1 | - | - | 31 | 17 |
2010–11 | 32 | 18 | 5 | 6 | 7 | 1 | 5 | 4 | 49 | 29 | |
2011–12 | 12 | 3 | 3 | 8 | - | - | - | - | 15 | 11 | |
Total | 67 | 36 | 11 | 15 | 12 | 2 | 5 | 4 | 95 | 57 | |
D.C. United | 2012 | 23 | 6 | 2 | 1 | 0 | 0 | - | - | 25 | 7 |
Total | 23 | 6 | 2 | 1 | 0 | 0 | - | - | 25 | 7 | |
Jiangsu Sainty | 2013 | 28 | 9 | 2 | 1 | 5 | 2 | 1 | 0 | 36 | 12 |
Total | 28 | 9 | 2 | 1 | 5 | 2 | 1 | 0 | 36 | 12 | |
Hapoel Acre | 2013–14 | 4 | 3 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 4 | 3 |
Total | 4 | 3 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 4 | 3 | |
Karriera në total | 317 | 160 | 38 | 31 | 35 | 11 | 7 | 5 | 397 | 207 |
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kombëtarja Shqiptare | ||
---|---|---|
Viti | Ndeshje | Gola |
2006 | 1 | 0 |
2007 | 5 | 1 |
2008 | 4 | 0 |
2009 | 8 | 1 |
2010 | 9 | 4 |
2011 | 10 | 3 |
2012 | 4 | 0 |
2013 | 6 | 2 |
Total | 47 | 11 |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fitoj Këpucën e artë si golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Salihi: People think we can make it". Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2013. Marrë më 5 tetor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Hamdi Salihi acquired as designated player". DC United (në anglisht). 2 shkurt 2012. Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2012. Marrë më 5 mars 2014.
- ^ "Godet Skënderbeu, Salihi për Champions, në Korçë e quajnë të mbyllur transferimin". Panorama Sport. 3 korrik 2015. Marrë më 3 korrik 2015.
- ^ Llazi Saro (5 korrik 2015). "Josa: Pres Shkëmbin, me Salihin jemi super. Po përshtatet shpejt, e dua për gjithë sezonin". Panorama Sport. Marrë më 5 korrik 2015.
- ^ "Skënderbeu Korçë vs. Crusaders 4 – 1" (në anglisht). Soccerway. 14 korrik 2015. Marrë më 21 maj 2016.
- ^ "Skënderbeu fiton 4-1 me Crusaders, korçarët thuajse në tur III". Telesport.al. 14 korrik 2015. Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2015. Marrë më 14 korrik 2015.
- ^ "Skënderbeu kalon në turin e tretë të Champions League". Top-Channel.tv. 21 korrik 2015. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 21 korrik 2015.
- ^ Eduard Ilnica (21 korrik 2015). "Milsami i Moldavisë, rivali i Skënderbeut në turin e tretë". Telesport.al. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 6 dhjetor 2015.
- ^ "Skënderbeu fiton Milsamin, shumë pranë historisë". Lajmi.net. 28 korrik 2015. Marrë më 28 korrik 2015.
- ^ a b "Skenderbeu becomes first Albanian club to reach Champions League play-off" (në anglisht). Tirana Times. 6 gusht 2015. Marrë më 6 gusht 2015.
- ^ "Laçi fiton Superkupën e Shqipërisë, kurbinasit mundin Skënderbeun me penallti". Panorama Sport. 12 gusht 2015. Marrë më 15 gusht 2015.
- ^ Alfred Lleshi (3 gusht 2015). "Hamdi Salihi, golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampioneve". Telesport.al. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 3 gusht 2015.
- ^ "Statistics — Qualifying phase — Team statistics — Goals" (në anglisht). UEFA. Marrë më 26 gusht 2015.
- ^ Albania leave it late against Cyprus
- ^ WCQ Group E round-up
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Hamdi Salihi Statistics UEFA.com
- MLS Player Profile
- [1] Football Database
- Profile at Rapidarchiv.at
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Lindje 1984
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë shqiptarë
- Futbollistë në kombëtaren shqiptare
- Futbollistë në KF Vllaznia Shkodër
- Futbollistë në KF Tirana
- Futbollistë në SV Ried
- Futbollistë në Rapid Wien
- Futbollistë në D.C. United
- Futbollistë në Jiangsu Sainty
- Futbollistë në Kategoria Superiore
- Futbollistë në Major League Soccer
- Futbollistë në Superliga Greke